-0.8 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Uruguaji legjitimon martesat e homoseksualëve

Më të lexuarat

Ligjvcnësit uruguajanë kanë aprovuar ligjin mbi martesat e të njëjtës gjini, duke e lënë vetëm në pritje të firmës së presidentit, përpara se ciftet homoseksuale të kenë mundësi të martohen në shtetin amerikano-jugor.

Një projekt-ligj për barazinë e martesave kaloi në dhomën e ulët, të mërkurën, me 71 vota pro nga 92 ligjvënës gjithsej. Dhoma aprovoi një version ndryshe nga projektligji i dhjetorit. Javën e kaluar, Senati i Uruguajit e aprovoi atë në votimin 23-8.

Nëse nënshkruhet nga presidenti Jose Mujica, i cili ka shprehur mbështetjen e tij për këtë projekt-ligj, propozimi do ta bëjë Uruguajin vendin e dytë amerikano latin, që legalizon martesat e së njëjtës gjini, si dhe vendin e 12-të në botë. Fqinji, Argjentina, i ka legalizuar martesat gay në 2010-n.

Në Argjentinë, lëvizja për të lëgalizuar martesat e homoseksualëve u përball me kundërshtimet e ashpra të Kishës Katolike Romane, teksa kardinali Jorge Mario Bergoglio (atëherë arkipeshkv i Buenos Aires-it dhe tashmë Papa Françesku), u përfshi në një luftë të ashpër fjalësh me qeverinë, mbi këtë cështje.

Edhe në Uruguaj, Kisha ka mbajtur të njëjtin qëndrim, teksa zyrtarët e përshkruajnë si një goditje të rëndë të institucioneve të martesës dhe familjes. /tch/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit