-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Urtësia për dërgimin e të dërguarve

Më të lexuarat

1. Ngritja e argumentit. Allahu thotë: “Të dërguar që ishin lajmgëzues e kërcënues, ashtu që pas dërgimit të dërguarve njerëzit të mos kenë fakt (arsyetim) para Allahut. Allahu është i pavarur në sundimin e vet dhe di si të veprojë.” Nisa, 165.

2. Mëshira. Allahu thotë: “E Ne të dërguam ty (Muhamed) si mëshirë për të gjitha krijesat.” Enbija, 107.

3. Qartësimi i rrugës që të çon për tek Allahu, sepse njerëzit nuk i njohin detyrat ndaj Allahut në mënyrë të hollësishme, por të gjitha këto jepen nga të dërguarit.

Tagut është tejkalimi i kufijëve. Thotë Ibnu Kajim: “Tagut është tejkalimi i kufinjëve prej robit në të ndjekur, në të adhuruar dhe në të bindur. ”

– Në të ndjekur. P.sh.: falltarët, magjistarët, ‘dijetarët’ e këqij.

– Në të adhuruar. P.sh.: idhujt, putat etj.

– Në të bindur. P.sh.: Drejtuesit që kanë dalë jashtë bindjes së Allahut, ata të cilët të lejuarën e kanë bërë haram dhe haramin e kanë bërë hallall.

Allahu thotë: “A nuk i sheh ata të cilëve u qe dhënë pjesë nga Libri? Ata besojnë në xhibt dhe tagut (çdo gjë e adhuruar përveç Allahut, kushdo qoftë e çfarëdo qoftë)… ” Nisa, 51.

Allahu thotë: “Ndërsa Zoti yt ka përcaktuar që ti të mos adhurosh askënd e asgjë veç Atij dhe që të jesh i përkushtuar ndaj prindërve të tu… ” Isra, 23.

Caktimi ndahet:

1. Caktim ligjor.

2. Caktim universal.

Caktimi ligjor ndodh dhe nuk ndodh dhe është vetëm ashtu siç do Allahu. Shembull për këtë është fjala e Allahut: “Ndërsa Zoti yt ka përcaktuar që ti të mos adhurosh askënd e asgjë veç Atij… ” Isra, 23.

Caktimi universal ndodh patjetër siç do Allahu dhe ashtu siç nuk do. Shembull për këtë është fjala e Allahut: “Dhe Ne shkruam (paralajmëruam) për bijtë e Israilit në Libër (Teurat) se vërtet që ju (Beni Israilë) do të bëni dy herë padrejtësi në tokë dhe se do të bëheni tiranë dhe tepër kryelartë e të vrazhdë.” Isra, 4. Caktimi këtu është universal dhe Allahu nuk e do shkatërrimin.

/klubikulturor/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit