Katari ka vendosur për një tjetër “infuzion” për Egjiptin, pasi ndau edhe një hua të pakushtëzuar financiare. Egjipti po lufton për të siguruar një kredi të FMN-së për të lehtësuar thellimin e krizës ekonomike.
Por Kryeministri i Katarit Sheikh Hamad bin Jassim al-Thani tha se pas bisedimeve me kryeministrin egjiptian Hisham Kandil, Katari do të ofrojë 3 miliard dollarë shtesë, pasi ditë më parë dha 5 miliardë ndihma për vendin e sapodalur nga diktatura e Hosni Mubarak .
Ai tha në një konferencë të përbashkët për shtyp se Katari, i cili është edhe përkrahësi më i madh financiar i Egjiptit post-revolucionar, nuk kërkon asgjë në këmbim të ndihmës së saj.
“Ne kemi arritur një marrëveshje për të shtuar shumën prej 3 miliardë dollarësh ndihma. Gjatë ditëve të ardhshme, ne do të diskutojmë detajet e lëshimit të bonove”, ka thënë Sheikh Hamad.
Ministri egjiptian i Planifikimit Ashraf al-Araby tha për Reuters se nuk është vendosur ende nëse ndihma do të marrë formën e obligacioneve, ose të një depozite në Bankën Qendrore Egjiptiane.
Kryeministri egjiptian Hisham Kandil i tha medias se raportet rreth tensioneve me Katarin mbi çështjet e taksave dhe rregullativave që përfshijnë bankat e Katarit, të cilat gjoja se janë duke kërkuar për të blerë asetet në Egjipt, ishin të gabuara.
Injektimi i ri financiar mund ti japë Egjipt kohë shtesë, pasi ai po përpiqet për të shmangur trazirat sociale mbi mungesat e karburantit dhe rritjen e çmimeve ushqimore, për më tepër tani që vendi është në prag të zgjedhjeve parlamentare që priten të mbahen në tetor.
/mszh/kohaislame