2.1 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Varrosja e myslimanit në arkivol

Më të lexuarat

Varrosja e myslimanit në arkivol

Lavdia i takon Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin për Profetin tonë Muhamed, pas të cilit nuk ka profet tjetër, për familjen dhe shokët e tij. Sesioni i tetë/ vendimi i pestë. Datë: 7/5/1405 h. që korrespondon me 28/1/1985 e.s. Asambleja e Akademisë së Fikhut Islam mori në shqyrtim çështjen e paraqitur në pyetjen e ardhur nga drejtori i përgjithshëm i Rinisë Islame dhe kryetari i delegacionit të Shoqatës Islamike nga shteti Viktoria i Australisë, rreth gjykimit që ka varrosja e myslimanëve të vdekur në arkivole druri, siç praktikohet kjo tek të krishterët, duke shtuar gjithashtu se disa myslimanë atje e shohin si praktikë të mirë këtë gjë dhe e ndjekin në mënyrë të vazhdueshme, edhe pse qeveria e shtetit në fjalë ua ka lejuar muslimanëve të varrosen sipas mënyrës islame, pra me qefinë dhe pa arkivol. Pas konsultimeve dhe diskutimeve për çështjen në fjalë, Asambleja e Akademisë së Fikhut vendosi si më poshtë:

1- Çdo vepër apo sjellje që kryen një mysliman duke pasur si qëllim t’i ngjasojë dhe imitojë jomyslimanët, është e ndaluar fetarisht nga hadithe tepër të qarta dhe të drejtpërdrejta profetike.

2- Nëse varrosja nëpër arkivole bëhet me qëllim për t’i ngjarë jomyslimanëve, atëherë kjo është e ndaluar (haram), por nëse nuk bëhet me qëllim përngjasimi me ta, atëherë ajo është e papëlqyer (mekruh), kur ky veprim është i panevojshëm, përndryshe nuk ka asnjë problem.

Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin për Profetin tonë Muhamed, për familjen dhe shokët e tij.

 

Burimi:http://www.themwl.org/Fatwa/default.aspx?d=1&cidi=103&l=AR&cid=11

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit