2 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Bregu Perëndimor, protestë kundër shkeljeve ndaj Al Aksa-s

Më të lexuarat

Në Bregun Perëndimor u protestua kundër shkeljeve izraelite që bëhen ndaj Al Aksa-s dhe detektorëve elektronik të vendosur në dyert e kësaj xhamie

NABLUS (AA) – Në Bregun Perëndimor u protestua kundër shkeljeve izraelite ndaj Al Aksa-s dhe detektorëve elektronik të vendosur në dyert e kësaj xhamie, raporton Anadolu Agency (AA).

Palestinezët të cilët u mblodhën në qytetin Nablus reaguan kundër veprimeve të Izraelit që nga dita e premte, shkeljeve kundër Aksa-s dhe kufizimeve.

Protestuesit të cilët në duar mbanin pankarta me mbishkrime “Jo detektorëve elektronik”, “Nuk do të kalojmë nga këto dyer”, i bënë thirrje komunitetit ndërkombëtar që t’i bëjnë thirrje Izraelit për t’i dhënë fund shkeljeve.

Forcat izraelite të premten më 14 korrik bllokuan Al Aksën dhe ndaluan hyrjen e muslimanëve në kompleksin e shenjtë. Forcat izraelite vranë tre palestinezë në dhe para Al-Aksës, kurse në trazirat u vranë dhe dy policë izraelitë. Për herë të parë palestinezët kishin falur namazin e xhumasë jashtë kompleksit Al Aksa që nga viti 1967, kur Izraeli pushtoi Jerusalemin.

Forcat Izraelite kishin hapur dy dyert e Harem-i Sherifit pas 3 ditësh të mbajtura mbyllur dhe kishin vendosur në dyert e saj detektorë të metalit. Ndërkaq qindra palestinezë të cilët kundërshtonin vendosjen e “detektorëve nga metali”, gjatë tërë ditës u falën jashtë mureve të Al Aksa-s.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit