0.7 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Fushatë vetëdijesimi: Mos e përdorni telefonin gjatë ecjes – sidomos jo gjatë vozitjes (Video)

Më të lexuarat

Kalimtarët që ecin duke mbajtur në duar telefon, mund të humbin kontrollin dhe të rrëzohen sepse janë të fokusuar në atë që shikojnë në ekran.

Këto situata janë përdorur në pjesën e parë të filmimit të postuar më poshtë, për të treguar se sa është rrezik të shkruani teksa ecni, transmeton Telegrafi.

“Nëse nuk mund të ecni derisa shkruani, nuk duhet as të vozisni duke shkruar”, është motoja e fushatës, që kërkon nga shoferët të mos përdorin pajisjen e zgjuar kur janë para timonit.

Megjithëse në fillim janë disa skena qesharake, videoja merr ndryshim të papritur kur një shofere përplaset teksa ishte duke e kthyer një mesazh. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit