-4.6 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Facebook përmirëson sistemin e komenteve për profilet me shumë fansa

Më të lexuarat

Facebook ka kohë që mendon për zbulimin e një mënyre praktike që do shërbejë për një menaxhim më cilësor të komenteve që postohen në faqet e bizneseve, markave apo njerëzve të famshëm.

Mesa duket kompania ka mundur të krijojë një API që do të mundësojë njëkohësisht monitorimin dhe përgjigjen ndaj tyre.

Sistemi i ri i komentimit do të bëjë që komentet të shfaqen në mënyra të ndryshme.

Në fokus do të qëndrojnë “komentet kryesore”, të cilët do të jenë rankuar në mënyrë të tillë që të shfaqen vetëm ato që firma ose personi dëshiron që të jenë më të dukshme. Më pas do të paraqiten përgjigjet e kompanisë ndaj komenteve.

Në fund do të paraqiten të gjitha komentet njëkohësisht sipas një rendi kronologjik.

Javën e kaluar Facebook lançoi një opsion të ri për komentet, i dizajnuar për të organizuar dhe strukturuar grupet e ngarkuara të komenteve.

Qëllimi ishte vendosja e komenteve të vlefshme në krye ndërsa pjesa tjetër në fund.

API i ri që u lançua është një zgjerimi këtij opsioni.

Pasi është testuar për disa muaj është vënë re se API përmirëson bisedat dhe mund të përdoret për të hapur dialogje me komunitetin.

Momentalisht kjo mënyrë e shfaqjes së komenteve është e disponueshme vetëm për kompjuterat desktop. (PCWorld Albanian)/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit