Allahu i Madhëruar thotë: “Ndërsa jeta e botës tjetër, pikërisht ajo është jeta e vërtetë. Veç sikur ta dinin” El Ankebut, 64. Allahu i Madhëruar para këtij ajeti ka përmendur: “Jeta e kësaj bote, nuk është gjë tjetër, veçse argëtim dhe lojë.”
Pra, loje me trupat dhe argëtim me zemrat. E pastaj ka sqaruar se jeta tjetër është jeta e vërtetë. D.m.th. jeta e plotë në të cilën nuk ka mangësi. E kjo është si fjala e të Madhëruarit: “Ai do të thotë: Ah, sikur të kisha bërë diçka të mirë për jetën time.” El Fexhr, 24
Pra, jeta e vërtetë është jeta e botës tjetër,sepse ajo është jetë pas të cilës nuk ka më kurrë vdekje. Prandaj ajo është quajtur jeta e vërtetë. Kjo është domethënia e fjalës së Tij: “Lehije el hajeuan – pikërisht ajo është jeta e vërtetë.” D.m.th. ajo është jeta e plotë nga çdo pikëpamje.
Shejh Muhammed bin Salih el Uthejmin