3.4 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Këshilla mbi guslin (pastrimin pas ejakulimit)

Më të lexuarat

Këshilla mbi guslin (pastrimin pas ejakulimit)

  1. Mos e tolero veten dhe as gratë ose fëmijët e tu që ta vonojnë pastrimin nga papastërtia [xhunubllëku]1…si rezultat i vonesës mund të jetë shtyrja e faljes së namazit apo edhe lënia e tij!

    2. Mos hyr në xhami duke qenë i papastër [xhunub], përveç nëse je kalimtar rasti, dhe mos lejo që gruaja jote të hyjë në xhami kur është me të përmuajshmet dhe në periudhën e lehonisë [hajzi dhe nifasi]!

    3.Mos e zbulo pjesën e turpshme [avretin] dhe ndaloji të tjerët nga kjo duke përdorur metodën e butësisë!

    4. Mos lejo që gruaja jote të shkojë në banjë publike2, ngase ekspozimi dhe lakuriqësia e grave në të është gjë e pashmangshme!

    5. Merr abdest para guslit [para larjes në banjë] ashtu siç merr për namaz!

    6. Fillo me larjen e trupit dhe fërko çdo pjesë të trupit me ujë!

    7. Gjatë pastrimit të trupit, paralel me nijetin fillo hedhjen e ujit në kokë, pastaj vazhdo me krahun e djathë, pastaj të majtin, nga tri herë.

Përktheu: Mr Fehim Dragusha
23.5.2009

1  Këtu mund të hyjnë të gjitha format e papastërtisë, si p.sh. marrëdhëniet seksuale, dalja e spermës vetvetiu apo me anë të ngacmimit, ëndrrat e adoleshentëve e kështu me radhë. Në të gjitha këto raste, obligohemi të pastrojmë trupin dhe nuk na lejohet që të hyjmë në namaz duke qenë të papastër, por duhet që sa me parë të gjejmë ujë dhe të pastrohemi në tërësi. (Shënim i përkthyesit.)

2  Për fat të keq, në Kosovë dhe në vende të tjera të banuara me muslimanë, ekspozimi i gjinisë së kundërt është edhe më i madh se ai në banjo publike. Hapja e pishinave në Kosovë, rregullimi i plazheve në Shqipëri dhe Mal të Zi, ka bërë që shumë nga vëllezerit dhe motrat tona të shfrytëzojnë rastin për ekspozim dhe reklamim të trupit. Dihet fare mirë se të gjitha pishinat dhe plazhet janë të përziera. Aty mund të shkojë kush të dojë dhe të vishet si të dojë. A do të thotë se ardhja e verës dhe pushimet verore të shfrytëzohen në këtë mënyrë, duke parë motrat tona shqiptare të veshura me bikini dhe sikur asgjë s’ka ndodhur? Unë kam vetëm një pyetje për të shtruar: A do të kishin dalë këto vajza dhe gra me këto bikini nëpër rrugët e qytetit apo nëpër zyra pune? Përse të zgjidhet vetëm deti? Kjo na bën të kuptojmë se të gjithë janë të lirë të bëjnë ç’të duan ngase të pranishmit, edhe pse janë shqiptarë, janë të huaj dhe mbi të gjitha mosnjohja e Islamit ka bërë që e tërë kjo të merret si një punë e thjeshtë. Unë nuk them se Islami ndalon që të lahemi, mirëpo duhet pasur parasysh se për çdo gjë në këtë glob ka rregulla dhe norma që Allahu i Plotfuqishëm ka vënë për robërit e tij, prandaj, nëse këto plazhe janë te rregulluara sipas normave islame, pra të jenë të ndara, për burra vend i posaçëm, për gratë vend i posaçëm, kjo do të ishte edhe më mirë, pasi ka njerëz që vërtet kanë nevojë te shërohen nga sëmundje të ndryshme dhe t’i kalojnë ca ditë në det. Lusim Allahun që udhëzimi i Tij të mbulojë trevat tona dhe njëherë e përgjithmonë të kuptohet Islami ashtu si duhet. (Shën. i përkth.)

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit