Ultimatumet për çështjen e Kosovës janë të papranueshme, është shprehur sot ministri i jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov.
“Ne e mbështesim politikën, që udhëheqësia e Serbisë e zhvillon për Kosovën”, u tha gazetarëve Sergei Lavrov, dhe shtoi se pozicioni i Serbisë “korrespondon me parimet kryesore të Aktit Final të Helsinkit, që nënkupton se zgjidhja e të gjitha problemeve duhet të arrihet me marrëveshje reciproke”.
Zoti Lavrov, siç raporton mëtutje agjencia Itar-Tass, ka përkujtuar se kur Bashkimi Evropian fillimisht i ndërmjetësoi takimet Beograd – Prishtinë, me qëllim të arritjes së çfarëdo vendimi të pranueshëm reciprocikisht, Rusia e ka përshëndetur pozicionin e saj.
“Ne e kemi mbështetur rezolutën përkaktëse të Asamblesë së Përgjithshme, që i miratoi përpjekjet për ndërmjetësim”, tha Lavrov.
Ai konsideron se “as rezoluta e Asamblesë së Përgjithshme, që i përcakton parametrat e bisedimeve, e asnjë dokument tjetër, nuk paraqesin ndonjë provë se ultimatumet janë të pranueshme”.kohaislame