-4.6 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

A vdesin xhindet?

Më të lexuarat

Pyetje: A vdesin xhindet apo jo?

Përgjigje: Shejh Uthejmini, Allahu e mëshiroftë thotë:

Po vdesin. Bazuar ne fjalen e Profetit ﷺ: “Xhindet dhe njerezit vdesin”. Buhariu dhe Muslimi.

A jetojne ata me gjate sesa njeriu?

Persa i perket babait te tyre -Iblisit- ai padyshim qe jeton gjate, ngase ai kerkoi nga Allahu qe ta afatizoje ate deri diten e ringjalljes dhe Allahu ia lejoi kete. Ndersa ne lidhje me pasardhesit e tij nuk kemi dije.

Por permendet se: Ne periferi te Mekes gjeten nje xhine dhe e pyeten per moshen dhe tha se: “Ka qe ne kohen kur Kabili vrau Habilin”. Allahu e di me se miri nese kjo eshte e vertete apo jo. Por sidoqofte kjo tregon -nese saktesohet- se ata jetojne shume me gjate.

A do te ringjallen xhinet diten e Kiametit?

Po, do te ringjallen dhe do te futen ne zjarr. Bazuar ne fjalen e te Lartesuarit: “Allahu do t’u thote: Hyni ne zjarr me popujt xhindet dhe njerezit qe kane qene para jush. Sa here qe nje popull do hyje ne zjarr, do te mallkoje te tjeret qe kane hyre para tij”. El-Earaf, 38.

Por, a do futen ne xhenet?

Po. E sakta eshte se do të ketë prej atyre që do te futen ne xhenet. Bazuar ne fjalen e Allahut ne suren “Er-Rahman” pasi permend xhindet dhe njerezit duke iu drejtuar atyre me fjalen e Tij: “E cilen te mire te Zotit tuaj po e mohoni?”

Thote: “Per ata qe i frikesohen paraqitjes para Zotit te vet, do te kete dy xhenete”.

Dhe thote: “Atje do te kete virgjeresha syulura, te cilat para tyre nuk i kane prekur as njerez, as xhinde”.

E sakta eshte se ata do te futen ne xhenet.

 

Et-Taliku ala Sahihi Muslim vell. 3

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit