-4.6 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Akullore e shpejtë

Më të lexuarat

Kjo recetë nuk është gjë tjetër veçse një akullore e shpejtë me shije xhenxhefili dhe pak pikante prej llojit të çokollatës. Është ekzaktësisht një akullore e nxehtë dhe e ftohtë, njëkohësisht.

Përbërësit

250 gr akullore
75 gr xhenxhefil
3 lugë gjelle shurup (xhenxhefili)
1 bishtajë vanilje
300 gr çokollatë e zezë (e copëtuar)
5 gr spec djegës (fara)
200 ml krem qumështi
100 ml pana
25 gr sheqer (i papërpunuar)

Hidhni copat e xhenxhefilit dhe shurupin e tij te akullorja që e keni marrë të gatshme ose e keni bërë më parë në shtëpi.
Përziejini mirë dhe vendosini për të paktën 1 orë në frigorifer.
Vendosni copat e çokollatës në një tas së bashku me farat pikante të specit.
Në një tenxhere shtoni kremin e qumështit, panën dhe sheqerin dhe lërini të ziejnë.
Sapo të marrë valën e parë hiqeni nga zjarri.
Më pas shtoni çokollatën me farat pikante.
Përziejini derisa çokollata të shkrijë.
Shërbejini të ngrohtë me një kupë me akullore me xhenxhefil.
Do të jetë një akullore e nxehtë dhe e ftohtë në të njëjtën kohë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit