-0.5 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Yıldırım: Lufta e dëshmorëve asnjëherë nuk do të jetë e kotë

Më të lexuarat

“Jini të qetë. Lufta e dëshmorëve që dhanë jetën për këtë vend, të afërmve të tyre dhe veteranëve, asnjëherë nuk do të jetë e kotë”, tha kryeministri i Turqisë, Binali Yıldırım

ANKARA (AA) – Kryeministri i Turqisë, Binali Yıldırım, tha sot se populli i Turqisë do ta shoh asgjësimin e plotë e organizatës terroriste FETO dhe se pjesëtarët e saj do të marrin dënimin e merituar në bazë të parimit të shtetit ligjor, raporton Anadolu Agency (AA).

Yıldırım ka mbajtur fjalim në programin përkujtimor në Kompleksin Presidencial në Ankara, me rastin e përvjetorit të parë të tentativës për grusht shteti më 15 korrik të vitit të kaluar në Turqi nga organizata terroriste FETO.

“Ne do të punojmë në Turqi dhe në botë në mënyrë që t’u ngelemi besnikë dëshmorëve tanë. Secili le të jetë i sigurt për këtë gjë. Tanimë jemi në një periudhë të re. Në këtë periudhë, është populli ai që është pronar dhe kujdestar i vendit. Në këtë periudhë të re, populli ynë patjetër do ta shohë asgjësimin e rrjetit vrasës FETO. Asnjë forcë dhe bashkim nuk është më e rëndësishëm sesa bashkësia dhe vëllazëria jonë”, tha Yıldırım.

Kryeministri turk paralajmëroi se terroristët e FETO-s do të marrin dënimin e merituar. “Këta vrasës, terroristë të veshur me uniformë të ushtarëve, do të marrin dënimin e merituar në bazë të parimit të shtetit ligjor. Aktrimet e tyre në gjykata dhe tallja me të afërmit e dëshmorëve, veteranëve dhe popullin, nuk do t’i shpëtojë asnjëherë nga fundi i hidhur”, theksoi Yıldırım, duke shprehur bindjen se kjo çështje do të tejkalohet pa dhënë asnjë kompromis lidhur me ligjin dhe drejtësinë.

“Jini të qetë. Lufta e dëshmorëve që dhanë jetën për këtë vend, të afërmve të tyre dhe veteranëve, asnjëherë nuk do të jetë e kotë”, tha kryeministri i Turqisë, Binali Yıldırım.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit