-3.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Bashkëpunimi mes BDI-së dhe PDSH-së, tregon frigën ndaj Besa dhe LR-PDSH

Më të lexuarat

Me 9 vota pro dhe 8 kundër, u zgjodh edhe zv. kryetarja e komunës së Bogovinës, Lumturie Iljazi. Arritja e fitores së Iljazit, thuhet se ishte si rezultat i mbështetjes të këshilltarëve të BDI-së dhe të PDSH-së, shkruan Zhurnal.

Pas 1 muajve nga vrasja e kryetarit të Bogovinës, dje më në fund Lumturie Iljazi mori timonin e kësaj komune, duke lënë kështu jashtë loje kandidatin nga radhët e LR-PDSH-së, Hasan Sejfullahu.

Bashkëpunimi mes Bashkimit Demokratik për Integrim dhe Partisë Demokratike Shqiptare nuk është diçka e panjohur, sepse edhe në të kaluarën këto dy parti me qëllim për të mos lejuar partitë e reja të përparojnë në ato lokacione, kanë bashkëpunuar mes vete dhe kanë ndihmuar njëra tjetrën.

Analistët politik për Zhurnal konsiderojnë se bashkëpunimi mes dy partive më të vjetra në fushën lokale, nuk është diçka e re dhe se kjo bëhet vetëm për të mos lejuar partitë e reja të “ngritin” kokë në këtë fushë.

Politikologu AbdulVehap Ejupi në një deklaratë për Zhurnal tha se bashkëpunimi famëkeq mes BDI-së dhe PDSH-së sikurse në të kaluarën, edhe tani për qëllim ka vetëm moslejimin e daljes në skenë partive të reja posaçërisht asaj të Lëvizjes Besa.

“Duke pasur parasysh ecurinë e zhvillimeve dhe akrobacioneve politike të tandemit të vjetër famëkeqe BDI-PDSH, tashmë të vjetëruar, dekonstruktuar dhe në rrezik nga përgjysmimi i mëtejme, gjegjësisht zhdukja nga skena politike prore, ky bashkëpunim ngjajshëm si koordinimet në të kaluarën mes këtyre dy subjekteve për moslejimin e daljes në skenë të partive të reja, edhe tani aspak surprizuese dhe përkundrazi, plotësisht e pritshme është ky bashkëpunim. Kjo pasi të perballur me rrezikun nga humbja e të pakten gjysmës së komunave që menaxhojnë këta nga subjektet e reja në përgjithësi dhe Lëvizja BESA në veçanti. Pra, ky është një bashkëpunim i natyrshëm i detyruar i atyre subjekteve të vjetruara, por më shumë të kalbura nga krahu i ri me energjikë dhe dinamikë në mendësi dhe praktike”, shprehet politologu AbdulVehap Ejupi për Zhurnal.

Në një vijë është edhe politologu Mevlud Islami i cili gjithashtu për Zhurnal thotë se gjithnji kur këto dy parti kanë patur konkurencë, bashhkëpunimi i tyre ka qenë aktual. Islami thotë që edhe në zgjedhjet e ardhshme lokale nuk përjashtohet një bashkëpunim i mundshëm mes këtyre dy partive.

“Ajo që ndodhi në komunën e Bogovinës ku me shumicë votash fitoi kandidati i BDI por me përkrahje të PDSH len të kuptohet se një përkrahje reciproke në zgjedhjet e ardhëshme lokale mes këtyre dy subjekteve do të jetë opsion i mundshëm. Ky vlerësim argumentohet nga fakti që edhe në të kaluarën por edhe tani, bashkëpunimi mes këtyre dy partive kur ka qenë në pyetje konkurenca ka qen çdo her aktual. Së bashku arritën të zhdukin nga skena politike shumë parti të reja shqipëtare në vend. Nëse kemi parasysh faktin e lartpërmendur nga njëra anë dhe rrezikun real nga BESA dhe LR-PDSH nga ana tjetër bashkëpunimi mes BDI dhe PDSH në zgjedhjet lokale është opsion i mundshëm dhe shumë real, gjithmon duke pasur parasysh rënien e rejtingut të dy subjekteve politike”, u shpreh Islami për Zhurnal.

Rikujtojmë se zgjedhjet lokale janë caktuar për më 15 tetor, ndërsa kryetarëve të cilëve u skadoi mandati, u është vazhduar afati i punës deri në emërimin e kryetarëve të ri të komunave./Zhurnal./Z.H

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit