Si rezultat i ngrohjes globale deri në vitin 2050 në Arktik 50% e sipërfaqes së tij do të jetë e mbuluar me bar, shkurre dhe pemë. Ky gjelbërim do të jetë rezultat i rritjes së temperaturës mesatare globale dhe ndryshimeve të tjera klimatike, shprehen me bindje të plotë shkencëtarët.
Modelimi kompjuterik i ndryshimit të klimës u ka lejuar shkencëtarëve të konfirmojnë hipotezat e tyre dhe të bëjnë parashikimin si vijon: brenda 40 viteve harta e botës bimore do të jetë krejtësisht e ndryshme nga ajo aktuale.
Ndërsa në rajonet e Arktikut gjatë dekadave të fundit gjelbërimi do të zhvillohet të paktën 2 herë më shpejt nga ç’është regjistruar në gjithë planetin.