12.8 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Çavushollu: Turqia e para në botë për ndihma njerëzore sipas të ardhurave vjetore

Më të lexuarat

Ministri i Jashtëm, Mevlyt Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) tha se nga aspekti i ndihmave njerëzore dhe të zhvillimit, Turqia është një ndër vendet pararojë në botë.

Ministri i Jashtëm, Mevlyt Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) tha se nga aspekti i ndihmave njerëzore dhe të zhvillimit, Turqia është një ndër vendet pararojë në botë.

Ministri i Jashtëm Çavushollu mori pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Institutit të Arsimit dhe Profesionalizimit të Grave të ndërtuar nga Agjencia Turke për Koordinim dhe Bashkëpunim (TIKA) në qendër të Port Bouet të Bregut të Fildishit, Institut ky që varet nga Ministria e Gruas, Jetimëve dhe Solidaritetit në këtë vend.

“Nga aspekti i ndihmave njerëzore dhe ndihmave për zhvillim, Turqia vjen e dyta pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në vitin 2016 Amerika ka bërë ndihma që kapin vlerën 6 miliardë dollarë, ndërsa Turqia ka dhënë ndihma me vlerë 6 miliardë dollarë. Sipas të ardhurave vjetore jemi në radhë të parë në botë me një distancë shumë të madhe. Në vitin 2017 do të kalojmë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe do të zëmë vendin e parë” tha Çavushollu.

Ai rikujtoi se ndihmat e Turqisë shkojnë në të gjithë botën nëpërmjet Agjencisë së Kryeministrisë turke për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) dhe Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) dhe kjo e fundit nga 50 zyra koordinimi që ka në botë, 16 prej tyre i ka hapur në kontinentin e Afrikës.

Ai tha gjithashtu se Turqia i jep shumë rëndësi zhvillimit të vendit mik dhe vëlla në Afrikë, pra Bregut të Fildishit.

Ministri turk bëri të ditur se Turqia ka hapur 39 ambasada në Afrikë dhe shtoi: “Së Bashku me ambasadat që planifikojmë të hapim në fillim ky numër do të arrijnë në 45 dhe më pas në 50. Pra pothuajse nuk do të ketë vend në Afrikë që Turqia nuk do të ketë ambasadë të saj” u shpreh Çavushollu.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit