12.8 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

MPJ e Turqisë reagoi ashpër ndaj deklaratave të ministrit grek Kocias

Më të lexuarat

Akuza e ministrit grek Kocias të drejtuara në adresë të udhëheqjes së Ankarasë se është përgjegjëse për dështimin e Konferencës së Qipros janë vetëm përpjekje për të mbuluar realitetin.

Turqia reagoi ashpër ndaj deklaratave të ministrit të Jashtëm të Greqisë, Nikos Kocias.

Akuza e ministrit grek Kocias të drejtuara në adresë të udhëheqjes së Ankarasë se është përgjegjëse për dështimin e Konferencës së Qipros janë vetëm përpjekje për të mbuluar realitetin e dështimit të negociatave për shkak të vendit të tij dhe palës greko-qipriote.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, ambasadori Huseyin Muftuoglu theksoi se deklaratat e ministrit të Jashtëm grek Nikos Kocias të bëra gjatë konferencës së përbashkët për shtyp të mbajtur me homologun e tij serb, Ivica Daçiq gjatë vizitës së këtij të fundit në Athinë ku ai thotë se “Turqia ka treguar një qëndrim jokonstruktiv gjatë Konferencës së Qipros që u mbajt më datat 28 qershor – 7 korrik në Crans-Montana të Zvicrës”, janë të papranueshme.

Duke e bërë të ditur se Turqia në Konferencën e Qipros në Crans-Montana  mori pjesë me një qëndrim vullnetmirë dhe konstruktiv për gjetjen e zgjidhjes të drejtë dhe të vazhdueshme çështjes së Qipros, ambasadori Muftoglu tha: “Të gjithë pjesëmarrësit dinë se cila palë nuk shfaqi qëndrim konstruktiv. Në anën tjetër ne nuk çuditemi me akuzat e pabaza siç bëri edhe ministri Kocias gjatë konferencës për shtyp dhe me tentativa për të filluar me lojën e fajësimit. Sepse ata, të cilët dinë se qasjet e tyre të çiltra nga fryma e pajtimit dhe jokonstruktive, bëjnë përpjekje për të bërë akuza të pabaza ndaj atyre që shfaqin vullnet të mirë dhe janë konstruktiv për dallim prej tyre, ndërsa në rend të ditës sjellin pretendime të pabaza dhe të pavërteta”.

“Përpjekjet e kota të ministrit të Jashtëm të Greqisë që përgjegjësitë për dështim në arritje të rezultateve në Konferencën e Qipros në Crans-Montana ashtu siç ndodhi edhe në konferencën e mbajtur në Gjenevë, ti hedh mbi Turqinë, nuk janë gjë tjetër përveç përpjekjeve për ti mbuluar të vërtetën se këto negociata kanë dështuar për shkak të mungesës së vullnetit të mirë politik të vendit të mirë dhe palës greko-qipriote. Ne i bëjnë thirrje ministrit Kocias, i cili nuk bëri asnjë përpjekje që konferenca të përfundoj në mënyrë pozitive, që të paktën pas kësaj të shfaq sjellje pozitive”, deklaroi zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme turke, ambasadori Huseyin Muftuoglu.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit