12.8 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Siri, regjimi i Asadit sulme në “zonat jokonfliktuale”

Më të lexuarat

Forcat e regjimit sirian kanë kryer sulme intensive ajrore ndaj rajonit Ajn Terma dhe lagjes Xhobar të cilat ndodhen nën kontrollin e opozitarëve brenda “zonave jokonfliktuale”

DAMASK (AA) – Forcat e regjimit të Bashar Asadit kanë kryer sulme intensive ajrore ndaj rajonit Ajn Terma dhe lagjes Xhobar të cilat ndodhen nën kontrollin e opozitarëve brenda “zonave jokonfliktuale” në kryeqytetin Damask të Sirisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Anëtari i Komitetit të Koordnimit lokal në Ajn Terma, Ammar el Ahmed, në një deklaratë për gazetarin e AA-së tha se që në orët e para të mëngjesit në të dy rajonet forcat e regjimit kanë kryer sulme intensive.

“Regjimi ka mbledhur të gjitha forcat në rajon për të sulmuar Ajn Terma. Forcat e regjimit kërkkojnë të ndajnë nga njëra tjetra rajonin Ajn Terma nga lagjja Xhobar”, tha Ahmed.

Ndërsa edhe Omer Ebu Ubejde përgjegjësi për shtyp i Mbrojtjes Civile (Beretat e Bardha) në Xhobar, ka theksuar se në sulme janë plagosur 7 civilë në mesin e të cilëve ka edhe fëmijë.

Duke vënë theksin se lagjja Xhobar do të rrethohet nëse regjimi e ndan nga Ajn Terma, Ubejde tha se “Forcat e regjimit kërkojnë të marrin nën kontroll rajonin duke ndarë nga njëra tjetra rajonet, zonat dhe lagjet në rajonin Guta Lindore të Damaskut”.

Rajoni Guta Lindore në të cilën brenda saj ndodhen edhe Xhobar dhe Ajn Terma që prej 5 vitesh ndodhet nën rrethimin e regjimit.

Lagjja Xhobar në formën e gadishullit në majën juglindore të Doğu Guta-s dhe Ajn Terma në jugperëndim nëse shkëputet nga njëra do të mbetet e izoluar.

Popullata në Xhobar dhe në Ajn Terma ku janë shkatërruar 80 përqind e banesave dhe ku ka mungesë të energjisë elektrike dhe të ujit nevojat për ujë i sigurojnë nga puset ndërsa energjinë nga gjeneratorët.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit