-2.4 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Izraeli po përgatitet për përballimin e sulmit kimik

Më të lexuarat

Izraeli mund të përballet me një sulm të mundshëm kimik nga ana e Sirisë, nëse arma kimike do të bjerë “në duar të gabuara” (në duart e Ushtrisë së Lirë Siriane) tha Kreu i komandës logjistike të Ministrisë së Mbrojtjes, Eyal Eisenberg. 

Në mars Presidenti i Izraelit, Shimon Peres, deklaroi se autoritetet izraelite nuk do të lejojnë rënien e armës kimike siriane në duart e grupeve terroriste.

Ai bëri me dije edhe opinionin se rajoni duhet të ketë shqetësim të madh edhe në lidhje me arsenalin e lëvizjes shiite libaneze “Hezbollah”, e cila, sipas të dhënave të Izraelit, zotëron rreth 60 mijë raketa, duke përfshirë edhe 5.000 raketa të afta për të fluturuar deri në Tel Aviv me mbushje raketore nga 300 deri në 880 kg.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit