0.9 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Befason politikani holandez: Islami nuk është fe, është ideologji totalitare

Më të lexuarat

Politikani popullist dhe lideri i Partisë Holandeze për Liri, Wilders ka folur për islamin si fe dhe ndikimin e tij në botë.

Ai e ka cilësuar fenë islame si ideologji totalitare, duke shkuar aq larg sa librin e shenjtë Kur’anin e cilësoi si libër të tmerrshëm, transmeton lajmi.net.

“Islami është një ideologji totalitare, jo një fe. Angazhimi kushtetues holandez, për lirinë e fesë nuk duhet të zbatohet për fenë islame”, ka thënë Wilders.

“Jo vetëm që Kur’ani është libir më i plotë i antisemitizmit, një libër i tmerrshëm. Por ka shenja të vërtetuara të totalitarizmit që nuk ju lejojnë të largoheni nga ajo fe. Islami si ideologji nuk lejon liri. Shikoni pothuajse të gjitha vendet e botës ku islami është dominant, ju shihni mungesë totale të shoqërisë civile, të sundimit të ligjit, të lirisë për gazetarët, të krishterët apo edhe për dikënd që tentohet të largohet nga ajo fe”, u shpreh ai.

“Ky lloj i të menduar është një dhunë. Kam qenë shumë herë në Iran, Irak, Siri, Egjipt dhe Jordani ku kam gjetur pritje miqësore. Nuk kam problem me myslimanë si njerëz që besojnë”, përfundoi Geert Wilders.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit