2.6 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

BeH, mijëra persona në “Marshin e Paqes” për në Srebrenicë

Më të lexuarat

Në kuadër të “Marshi i paqes” i cili këtë vit organizohet për herë të 13-të, pjesëmarrësit do të ecin rreth 35 kilometra çdo ditë për të arritur në Potoçari

NEZUK (AA) – Më shumë se 5 mijë persona sot në orët e mëngjesit u mblodhën në vendbanimin Nezuk i cili ndodhet në pjesën qendrore të Bosnjë e Hercegovinës (BeH) për të marrë pjesë në aktivitetin për të ndjekur rrugën e atyre që dëshironin të shpëtonin nga gjenocidi i Srebrenicës që llogaritet si tragjedia më e madhe njerëzore në Evropë, pas Luftës së Dytë Botërore, dhe që njihet si “Rruga e vdekjes”, raporton Anadolu Agency (AA).

Pjesëmarrësit të cilët bënë lutje dhe mbajtën një minutë heshtje për viktimat e gjenocidit, do të ecin rreth 100 kilometra rrugë pyjore në të cilën kishin ecur viktimat e gjenocidit. Në përfundim të kësaj ecjeje pritet arritja në Varrezat e Memorialit të Potoçarit, ku më 10 korrik do të varrosen edhe 71 viktima, identiteti i të cilëve është zbuluar.

Në kuadër të “Marshi i paqes” i cili këtë vit organizohet për herë të 13-të, pjesëmarrësit do të ecin rreth 35 kilometra çdo ditë për të arritur në Potoçari.

Pjesëmarrësit tre ditët e tyre do t’i kalojnë nëpër rrugë, kurse në mbrëmje do të qëndrojnë në pikat e strehimit në zonën pyjore të përcaktuara më parë. Gjatë këtij rrugëtimi atyre do t’u jepen informacionet lidhur me gjenocidin, dhe ata të cilët kanë arritur të mbijetojnë duke e përdorur “Rrugën e Vdekjes” do t’i tregojnë kujtimet e tyre.

Në aktivitet po marrin pjesë persona nga e gjithë bota”

Kryetari i Komitetit organizativ të aktiviteteve përkujtimore të përvjetorit të 22-të të gjenocidit të Srebrenicës, Xhamil Durakoviç tha se “Marshi i Paqes” është shndërruar në një aktivitet global.

“Në aktivitet po marrin pjesë persona nga e gjithë bota. Po ashtu edhe fëmijët, nipërit dhe mbesat e atyre që u vranë në vitin 1995. Qëllimi i “Marshit të Paqes” është që duke vazhduar në këtë rrugë të ndiejnë të paktën një pjesë të asaj që përjetuan viktimat e Srebrenicës.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit