Këngëtarja me famë botërore Lindsay Lohan, kohët e fundit ka qenë shumë e përfolur për pranimin e fesë islame.
Në llogarinë e saj në Instagram, këngëtarja ka fshirë pothuajse të gjitha fotot, shkruan lajmi.net.
Së fundi, çfarëdo që poston ajo ka një mbishkrim në lidhje me fenë, e këtë gjë e ka bërë edhe në fotografinë e fundit të publikuar profilin e saj.
Lohan në fotografinë e postuar ka shkruar “Inshallah” që në shqip do të thotë “Dashtë Zoti”.
Javë më parë këngëtarja ishte në një vizitë tek presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan. /Lajmi.net/