11.6 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Skandaloze: Përkrahësit e LSDM me fjalë fyese ndaj Kur’ani-it dhe muslimanëve! (Foto)

Më të lexuarat

Vazhdojnë fyerjet e pa para deri më tani drejtë të gjithë muslimanëve dhe islamit nga ana e anëtarëve të dalluar të LSDM-së.

Në një drejtim në Fejsbuk, Karolina Ristova – Asterud ka krahasuar islamin me ideologjitë kriminele si dhe fashizmin dhe nacizmin, njofton Ina-Online.

Duke folur për Maqedoninë, Asterud citimin e Kur’an-it nga ana e muslimanëve e konsideron si një “ideologji e cila nuk është socialdemokrate por mund të quhet si- Islam politik apo islamizëm, kurse në format më ekstreme të saj islamo-fashizëm / Islamo-nacionalizëm.

Sipas Asterud kur një musliman e citon Kur’an-in dhe profetin me këtë ai bëhet islamist, duke i sygjeruar muslimanët se ideologjia e saj dhe besimet e saja “qajnë për reforma”, ndërsa kur bëhet fjalë për islamin dhe muslimanët sipas Asterud, duhet të pranohet problemi.

Asterud porositë muslimanët dhe praktikuesit e islamit të cilën ajo e quan ideologji se “social-demokracia është antitezë e kësaj ideologjie sikurse në shembujt siq janë vlerat laike kunder atyre fashiste apo naciste.

LSDM ende nuk është prononcuar rreth këtij komenti të një anëtari të rëndësishëm të saj duke pasur parasysh se Asterud ka qenë mjaf aktive gjatë gjithë kohës së krizës dhe protestave të ndryshme në Maqedoni.

   

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit