Partia anti-islamike, ’Partito Anti Islamizzazione’ sot ka marrë statusin zyrtar si parti politike, transmeton Gazeta e Re.
Sipas agjencisë se lajmeve Ruptly, partia është formuar në shenjë proteste kundër islamizimit të Evropës, ku sipas zyrtareve të saj, numri i muslimanve në Evropë po rritet çdo ditë e më shumë.
Partia do ta luftojë Islamizimin e Evropës dhe valën e refugjateve që vijnë nga vendet me shumicë muslimane, tha zëdhënësi i partisë Alfred Giovani.
Në ditën kur partia mori statusin si lëvizje politike, një numër i madh i përdoruesve të internetit reaguan, duke e konsideruar këtë situatë si fyese, madje edhe ekstremizëm, që ka në shënjestër muslimanet e Italisë, të cilët e përbejnë 12% e popullsisë totale.
http://video.cdn.ensonhaber.com//flv/flvideo/v/2017/07/1499414373.mp4?_=1