3.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Njihuni me Aliza Kim, modelen amerikano-tailandezen e cila pranoi Islamin

Më të lexuarat

Për disa prej nesh ndryshimi është një proçes i vështirë për t’u arritur por për disa të tjerë, sidomos për të konvertuarit në fe, është një betejë e vërtetë sepse ata duhet të ndryshojnë jo vetëm një aspekt të jetës por të gjithë mënyrën e jetesës. Për Aliza Kim, konvertimi në Islam mundësoi që ajo të hiqte dorë nga bota e modës dhe e medias.– Na trego diçka për veten!

Jam lindur në Oklahoma. Jam nga ata personat e pavendosur se çfarë duan të studjojnë dhe me çfarë duan të merren në jetë kështuqë kam zgjedhur të eksperimentoj në fusha të ndryshme: kam një Bachelor në Ekonomi dhe një në Sociologji. Kam përfunduar studimet Master për Administrim Biznesi dhe një në Biznes Ndërkombëtar dhe Marketing. Gjithashtu kam studiuar për Sheknca Islame dhe Mësimdhënie Anglisht.


– Mund të na tregosh pak më shumë për rrugëtimin tënd drejt islamit?

Pas eksperiencës si modele, aktore dhe prezantuese emisionesh, erdhi një moment që e gjeta veten time të humbur dhe me një ndjenjë boshllëku dhe kaosi. Fillova të ndjeja domosdoshmërinë për të rinisur një jetë të re dhe një rrugëtim të ri drejt Zotit dhe së vërtetës. E hapa zemrën time drejt udhëzimit të të Madhërishmit. Kështu fillova të lexoja për fetë abrahamike dhe e gjeta veten tek Islami.

– Përmende se islami që ti ke njohur ishte ndryshe nga ai që portretizohet në media. Cilat janë disa aspekte që do doje që jomuslimanët ti dinin?

Siç jemi të gjithë të vetëdijshëm, islami në mediat perëndimore përshkruhet si një fe nënshtrimi, ekstremise etj, mirëpo islami është krejt e kundërta e kësaj. Është e vështirë të përzgjedhësh ndonjë aspekt të caktuar që do doja të njihej tek njerëzit por di të them se do doja që të gjenin atë që unë gjeta: të vërtetën.

Ajo e vërtetë që nuk ka aspak të bëj me portretizimin që i bëjnë mediat perëndimore por duke u nisur nga eksperienca personale. Duke filluar që nga të drejtat e gruas në islam, roli i femrës dhe i mashkullit në shoqëri dhe elementë në çdo aspekt të jetës deri tek cilin hap të hedhësh kur hyn në një ambient dhe përse-të e këtyre.

– Gjatë jetës tënde ke ndërruar vendbanim gati 12 herë. Çfarë të ka mësuar kjo?

SubhanAllah…u bënë 12 herë?! Çfarë më ka mësuar të jetuarit në vende të ndryshme duke bashkëjetuar me kultura, raca dhe ngjyra të ndryshme është se të gjithë ne, pavarësisht ndryshimeve që na karakterizojmë, përballemi me sfida dhe vështirësi të njëjta. Pavarësisht ndryshimeve jemi të gjithë njerëz, pjesë e një familje të madhe e cila është nisur drejt të njëjtit rrugëtim për tek Përjetësia e amshueshme.


– Përse është i rëndësishëm të udhëtuarit për ty ?

Të udhëtuarit për mua është i rëndësishëm sepse më zgjeron kraharorin dhe më hap mendjen. Kur shikoj njerëz të kulturave të ndryshme më bën të mendoj për veten më shumë dhe për ta përmisuar atë apo ambientin tim përreth. Të udhëtuarit të mëson urtësi të ndryshme por mbi të gjitha të mëson të gjesh paqen e brendshme sepse tashmë di si ti përballosh sprovat në jetë. Të dhuron gjithashtu dhe paqe të jashtme sepse duke i njohur njerëzit më mirë di si te sillesh me ta dhe kjo çon në një bashkëjetesë më në harmoni.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit