3.7 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Zbulohet dokumenti si u ndalua feja në Shqipëri (DOKUMENT)

Më të lexuarat

“Ngjarjet historike nuk janë gjithmonë të gëzuara a të lavdishme. 50 vjet më parë Shqipëria u shpall vend ateist, njofton Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave. – Nxënësit e shkollave të mesme të Durrësit, të frymëzuar nga Revolucioni Kulturor, u ngritën për të forcuar luftën kundër shfaqjeve të huaja dhe zakoneve prapanike.

Brenda vitit 1967 në qytetin e Durrësit u shkatërruan apo u mbyllën 60 xhami, 8 kisha dhe 5 teqe. Kjo valë u përhap në gjithë Shqipërinë, pa kursyer as pasurinë kulturore të tundshme apo të patundshme që ruhej nga institucionet fetare.

Nga viti 1967 sjellim kronikën e shkruar nga Papa Mihali, prift i fshatit Vodhrishtë në Gjirokastër, i cili përshkruan ngjarjet e atij viti në vetë të parë. Kronika është shkruar në greqisht në faqen e titullit të një libri shërbesash. Këtu po japim përkthimin në shqip dhe transliterimin nga origjinali:

“Më 25 shkurt 1967, ditë të shtunë, në orën 12 të mesditës, mbyllën kishën e enorisë së Vodhrishtës. Më 4-3-1967, ditën e shtunë, Mitropoliti Damian mblodhi të gjithë priftërinjtë e zonës së Gjirokastrës dhe na tha të rruhemi dhe të heqim rasot, siç dhe u bë. [u shkrua] për kujtim. Papa Mihali”

(Τ? 25 Φευρουαρ?ου 1967, ?μ?ρα Σ?ββατον ? ?ρα 12 μεσιμ?ρη ?κλησαν τ?ν ?κκλησ?αν ?νορ?ας Βοδρ?στη. Τ? 4-3-1967 ?μ?ρα Σ?ββατον μ?ς ?συγκ?ντρωσε ? Μητροπολ?της Δαμιαν?ς ?λους το?ς ?ερε?ς τ?ς περιφ?ρειας ?ργυροκ?στρου κα? μ?ς ε?πεν να ξιραφησθο?μεν κα? ν? βγ?λουμεν τα ρ?σα, καθ?ς και ?νεινε, δι? ενθ?μιον. Παπ? Μιχ?λης). Foto: AQSh.]

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit