Një grup prej gjashtë adoleshenteve nga Afganistani po planifikonin të udhëtojnë në Shtetet e Bashkuara këtë verë, për të kompletuar një sfidë globale mbi robotizimin, por vizat e tyre u refuzuan.
Vetëm për të aplikuar për viza, vajzat duhet të udhëtonin 800km për rreth vendit për të shkuar tek Ambasada Amerikane në Kabul.
Vajzat i kishin sytë plot me lot, kur morën vesh se ambasada u ka refuzuar aplikacionet për viza. Nga të gjitha ekipet ndërkombëtare që synonin të merrnin pjesë në Sfidën e parë globale në garën e robitikës, vetëm ekipi nga Afganistani dhe ekipi nga Gambia që ishte refuzuar, transmeton The Independent, përcjella KohaIslame.
https://www.facebook.com/F1RSTglobal/videos/312347069217688/
Departamenti i Shtetit Amerikane nuk ka komentuar aspak në aplikacionin për viza, por ekipet nga Irani, Iraku dhe Sudani u ishin garantuar vizat, edhe pse këto shtete kanë ndalesë për tu futur në SHBA pas ndalesës së Trumpit të disave vendeve muslimane.
Kryetari i “First Global” Joe Sestak i ka quajtur vajzat e reja “Trimëresha të jashtëzakonshme” dhe shprehu zhgënjimin e tij me këtë vendim. Shumë njerëz të ndryshëm në rrjetet sociale kanë reaguar pas këtij lajmi./KohaIslame.com/
Përkthehu: Nexhmedin Kalisi