-0.9 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Islami në prag të Portës së Lartë II

Më të lexuarat

Dëgjohet zhurmshëm kohëve të fundit në muslimanët e rrjetit cibernetik hadithi i mirënjohur i profetit s.a.v.s. “Sa komandant i mirë është ai që do hyjë i pari në Konstantinije”- justifikuar me këtë prijësi i shtetit të atëbotshëm, vënë në harresë në rradhë të parë se këmba e parë që e shkeli tokën e qytetit të shenjtë ortodoks qe Ballaban Pashai me gjenezë shqiptare dhe së dyti për perandorin hadith i harruar duhej të ishte kjo mbase komandanti më i mirë nga ana e të cilit shpërblehej me njërën nga hurritë e haremit të tij ves ky i urrejtur nga doktrina islame. Islami qoftë larg praktikave devijante dhe qoftë i mbrojtur nga dinastia e amoralitetit, politikë kjo ndaj të cilës kohëve të fundit po mundohet të ndjellet dashuri dhe të tregohet respekt- ndaj filleve të një jete rrenegate ndaj Zotit. Të veprojmë pa ditur dhe me dituri të veprojmë të keqen përveq skëterrës shpëtimin në realitetin islam nuk e ka gjëkund tjetër. Them shpëtimin sepse fitorja më e madhe që mund t’i vijë një populli rrjedh nga shpëtimi nga të tillë…

Të urdhërojmë të mirën në kontekstin islam është ta shprehim atë hapur në qastin kur duhet ta ndalojmë një të keqe, politikë që nuk përkon me atë që me të treguar të keqës si e drejtë të shpiejmë kah e duhura…. E duhura nuk është në skenën e aktirmit mbrapa perdeve të së keqes, mu ato të këqija janë që duhen hequr që të shihet realiteti në skenë pa një aktrim të duhur vetëm me një nevojë drejt një caku. Islami nuk politizon realitetin dhe nuk ka bazë realiteti politik në islam. Islami shpreh hapur pa lënë dyshime në zemra të vërtetën, largon nga dyshimi këtu duke të çveshur nga nevoja e armatimit dhe paranojës para çdo realiteti shoqëror me një veprim deux ex makina. Ajo nuk shtjen të besosh vetëm Allahun, ajo të urdhëron të ndjellësh besim ndërmjet njerëzve. Islami kërkon që të bëhesh i besueshëm, vetëm duke iu afruar të tjerëve me besim… Islami shkurt të urdhëron ta bësh atë para se ta kërkosh nga të tjerët për vete. Në neoklasikën e thënjeve fisnike ti e merr atë që e jep, duke e dalluar këtu traditën gojore të popujve nga marëdhëniet materiale në një gradacion më të lartë shpirtëror, ngase ti nga Allahu venerohesh në të mirët apo të humburit nga ajo që e jep për Atë krahas asaj që e jep për popullin dhe pastaj e pret nga ai.

Në alfabetikun kohor islam tradita, si të tilla me funde në humnerat e rënjës së qytetërimeve që e udhëhoqën atë në momentet kur u munduan të tregohen si civilizime mbi të me devijime të realitetit, ranë. Islami mban gjallë çdo shekull, islami nuk është civilzim i një shekulli por i pafundësisë, nuk është i një populli por i gjithësisë…
Ata që u munduan të shtojnë diqka mbi islamin rrëzuan edhe atë që e kishin të shumtë nga ajo që e meritonin.
Shkurt Allahu urdhëron në atë që është e përjetshme…
E vetmja zgjidhje për muslimanët është të mos ia nisin sikurse para 500 vitesh!
Mbrojtja e Portës së Lartë nuk do të thotë mbrojtje e islamit, përkundrazi kritika ndaj saj ndojherë mund të na mësojë nga gabimet që të mos dështojmë njësoj!
Muslimanët shqiptarë të mos bien pre e emocioneve, të mësojnë nga e kaluara dhe ta drejtojnë të ardhmen…ata janë muslimanë mbase deshi Allahu dhe jo një perandori.

Egzon AVDULLAHI
Autori është drejtor ekzekutiv i Gjysemhënës së Gjelbër të Kosovës

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit