2 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Harresa historike, i kanë bërë njerëzit të mendojnë se Islami është ‘mbytës’ i dijes dhe i të drejtave të grave

Më të lexuarat

Në foton e mëposhtme paraqitet biblioteka “Al-Qarawiyyin” në Fez të Marokut. Ajo njihet si biblioteka më e vjetër në botë. E ndërtuar në vitin 859, kjo bibliotekë ka shërbyer si fener ndriçues për dijetarët, poetët dhe teologët për qindra vjet me radhë.Kohët e fundit, biblioteka qe lënë në një gjendje të mjerueshme, por një projekt restaurimi 3 vjeçar ia ka kthyer gjallërinë ndërtesës, duke mundësuar sërish hapjen e dyerve të saj për brezin e ri të dijetarëve.

Nuk duhet të harrojmë faktin se biblioteka “Al-Qarawiyyin” është themeluar nga Fatima El-Fihrija, pra nga një grua. Në krye të projektit të restaurimit të saj është arkitektja kanadezo-marokene Aziza Chaouni, një tjetër grua muslimane e rritur në Fez. Ajo dhe ekipi i saj kanë riparuar dëmet strukturore si dhe mozaikët, në mënyrë që ndërtesa të ruajë bukurinë origjinale.

Biblioteka “Al-Qarawiyyin” është dëshmi e vendit të rëndësishëm që zënë dija dhe të drejtat e gruas në traditën islame. Ajo është simbol i madhështisë së qytetërimit islam si dhe një argument që u tregon islamofobëve se Islami s’ka lidhje me atë që ata e quajnë “prapambetje”.

Pregaditi: Yllka Tafçiu

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit