1.1 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

‘Nuk ka bukë’, burri i vë gruas litarin në fyt, rrëfehet kunata: Ja çfarë skene pashë

Më të lexuarat

Zbardhen detaje të reja nga ngjarja dy ditë më parë ku burri tentoi që të mbyste gruan me litar, pasi e qëlloi me thikë.

Sipas të dhënave, rreth orës 18:30 Feçor Bicaku ka shkuar në banesën e tij dhe i ka kërkuar bashkëshortes t’i shërbejë për të ngrënë, por ajo është shprehur se nuk ka asgjë.

Kjo ka bërë që të nisë sherri në familje dhe burri të godasë gruan me thikë dhe më pas të marrë litarin për ta mbytur.

Kunata ka dëgjuar thirrjet për ndihmë duke shkuar, ndërsa ka gjetur kunatin duke i shtrënguar litarin në fyt bashkëshortes së tij.

Ajo shprehet se i është lutur që ta lëshonte, më pas ka njoftuar urgjencën dhe policinë.

Gruaja me inicialet F.B. 52 vjeçe pas ndihmës së parë në spitalin e Lushnjes është dërguar në Tiranë për ndihmë të specializuar, pasi ndodhet në gjendje të rëndë.

Ndërsa burri, Feçor Bicaku 56-vjeç është arrestuar menjëherë pas ngjarjes së rëndë dy ditë më parë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit