0.8 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Autoritetet turke parandalojnë organizim të ri të FETO-s

Më të lexuarat

Autoritetet turke kanë konstatuar se të dyshuarit kanë zhvilluar aktivitete për ristrukturim të organizatës, gjatë të cilave kanë përdorur programin e koduar të komunikimit “Cryptnote”

ANKARA (AA) – CEMİL MURAT BUDAK

Si rezultat i hetimit të Prokurorisë Publike në Ankara lidhur me organizatën terroriste FETO, është konfirmuar se organizata ka filluar aktivitetet për ristrukturim dhe se në kuadër të këtij qëllimi që nga muaji mars ka përdorur programin e koduar të komunikimit me emrin “Cryptnote”, raporton Anadolu Agency (AA).

Prokuroria Publike Perëndimore e Ankarasë ka nisur hetimin pas një denoncimi të nëpunësit policor të shkarkuar me dekret ligjor për lidhje me FETO-n, Cumali K., se pjesëtarë të organizatës kanë dashur të rivënë kontakt me të.

Sipas deklaratës së Cumali K., eprorë të organizatës e kanë vizituar në shtëpi dhe e kanë pyetur nëse ka ndonjë nevojë. Ai ka theksuar se ata i kanë ngarkuar në telefonin dhe kompjuterin e tij programin e komunikimit me emrin “Cryptnote”, për të cilin kanë thënë se është më i sigurtë se programi ByLock, i cili përdorej nga organizata për komunikim mes vete.

Me urdhër të prokurorisë, ekipet e policisë së Ankarasë fillimisht kanë përcjellur tre personat që kanë vizituar ish-policin, ndërsa pas konstatimit se kanë vizituar shtëpinë e ish-policit dhe kanë mbajtur mbledhje, policia ka ndaluar tre të dyshuarit, Idris D., Mahmut O., dhe Mutlu D., të cilëve u është caktuar masë arresti me burg me akuzën për “pjesëmarrje në organizatë terroriste”.

Autoritetet turke kanë konstatuar se të dyshuarit kanë zhvilluar aktivitete për ristrukturim të organizatës, gjatë të cilave kanë përdorur programin e koduar të komunikimit “Cryptnote”, duke e ngarkuar atë në telefonat dhe kompjuterët e pjesëtarëve të organizatës të shkarkuar nga detyrat publike.

Të dyshuarit po ashtu kanë kontaktuar me familjet e pjesëtarëve të organizatës që gjenden në burg dhe kanë zhvilluar biseda për ta parandaluar shkëputjen e tyre nga organizata.

Organizata terroriste FETO, e cila prej vitesh ishte infiltruar në institucionet e Turqisë, më 15 korrik të vitit të kaluar ndërmori tentativë për grusht shteti ushtarak me qëllim të rrënimit të rendit kushtetues dhe qeverisë së zgjedhur legjitime të Turqisë. Autoritetet turke ndërmarrin operacione dhe hetime ndaj kësaj organizate terroriste, në krye të së cilës qëndron Fetullah Gylen.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit