9.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Për aeroportin vendos komuna

Më të lexuarat

Kryetari i Komunës së Gjakovës, Pal Lekaj ka kërkuar nga Ministrja Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari-Lila që të mos përzihet në pronat që u takojnë qytetarëve të Komunës së Gjakovës.

Ky reagim i të parit të Gjakovës ka ardhur pas propozim – vendimit që është miratuar dje në Qeverinë e Kosovës, që të behët transferimi i aeroportit ushtarak të Gjakovës nga ministria e mbrojtjes italiane tek organet vendore. Ky propozim ka ardhur nga Ministrja Industrisë dhe Tregtisë, Mimoza Kusari-Lila.

Megjithatë çështja nuk kaloi pa probleme dhe përplasje të vogla mes anëtarëve të kabinetit.

“Komuna e Gjakovës duke u bazuar nga informacionet e mediave për iniciativën e Qeverisë së Kosovës, dhe Mimoza Kusari- Lila, lidhur me themelimin e një komisioni për nisjen e procedurës e transformimit të aeroportit ushtarak në Gjakovë, nga Ministria e Mbrojtës e Italisë, në Qeverinë e Kosovës, informojmë opinionin e gjerë me sa vijon: Kuvendi i Komunës së Gjakovës, ka qenë i involvuar nga dita e parë e fillimit të punimeve për ngritjen e aeroportit, duke bashkëpunuar ngushtë me KFORI-në Italian. Ky angazhim dhe bashkëpunim ka qenë në vazhdimësi menjëherë pas përfundimit të Luftës në Kosovë, edhe pse komuna ka qenë nën administratën e UNMIKU-t, e deri në ditët e sotëm”, thuhet në një reagim të Komunës së Gjakovës.
Sipas ekzekutivit gjakovarë, më pas që nga momenti i parë kur KFORI- Italian ka njoftuar Komunën e Gjakovës për mundësin e bartjes së kompetencave menaxhuese të aeroportit të Gjakovës, kryetari i Komunës Pal Lekaj, ka filluar të ndërmerr hapa konkret që çështja e aeroportit të Gjakovës të ketë një zgjidhje të mirëfilltë të statusit juridik dhe shfrytëzimit të këtij aset me rendësi për Gjakovën dhe Kosovën.
“Në kohën kur kanë filluar shqyrtimet lidhur me mundësin e dhënies aeroportit të Prishtinës me kondensoni me datën 28.08.2009, kryetari i Komunës PaL Lekaj, i është drejtuar me shkresë zyrtare Presidentit të Kosovës Fatmir Sejdiu, Kryeministrit Hashim Thaqi, dhe ministrit të Ministrisë së Transporteve dhe Telekomunikacionit Fatmir Limaj, për mundësi të pezullimit të çdo procedure eventuale për dhënien me koncesion edhet të aeroportit të Gjakovës, dhe të përfshirjes së tij nën administrimin dhe menaxhimin e aeroportit të Prishtinës”, bënë të ditur kjo komunë.
Duke u bazuar në bisedimet e vazhdueshme mes të organeve komunale të Gjakovës dhe KFORI-t Italian me datë 17.11.2010, Komunës së Gjakovës, kryetari i ka marrë vendimin për formimin e Bordit Mbikëqyrës lidhur me zhvillimin e procedurave të menaxhimit të aeroportit të Gjakovës.

“Po ashtu me 15.03.2011 Bordi I Drejtorëve të Qeverisë lokale të komunës së Gjakovës, pas diskutimeve lidhur me statusin juridik të aeroportit të Gjakovës , ka miratuar përfundimin 01 nr.26/2001 ku thuhet: Komuna e Gjakovës dhe Organet përkatëse të kësaj komune kanë shprehinë gatishmërinë për marrjen e kompetencave menaxhuese të Aeroportit të Gjakovës , sipas kritereve të definuar me Qeverinë e republikës së Kosovës dhe KFOR-it Italian”.

Komuna e Gjakovës ka shpalosur një mori faktesh lidhur me angazhimin e organeve komunale për zgjidhjen e statusit juridik të aeroportit. Nga e gjithë kjo, organet komunale kanë shprehë habinë se si nuk ka qenë e informuar Qeveria e Kosovës.

“Për çudi Ministrja e Tregtisë Mimoza Kusari Lila, nuk paska qenë e informuar për këtë angazhim, dhe na paraqitet me një iniciativë për zgjidhjen e statusit juridik të aeroportit. Aeroporti është pasuri e Komunës së Gjakovës, dhe nuk do të lejojmë të grabitet nga askush. Apelojmë Qeverinë e Kosovës, që ky aset ti mbetet qytetarëve të Gjakovës dhe gjithë qytetarëve Republikës së Kosovës për shfrytëzim civil e komercial”, thuhet në njoftim. /kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit