2.2 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Ky është 22-vjeçari nga Maqedonia që humbi jetën në ujërat e liqenit në Strugë

Më të lexuarat

Ky është 22-vjeçari nga Gradeci që humbi jetën në ujërat e liqenit në Strugë

Një 22-vjeçar është mbytur në ujërat e liqenit në Strugë.

Emri i tij është Jeton Ademi dhe është nga Gradeci i Gostivarit, transmeton Televizioni Koha.

Në momentin kritik, djaloshi nga Gostivari po bënte xhiro me të fejuarën në varkën me pedale vetëm disa metra në brendësi të liqenit. Më pas, ai ka rënë në ujë dhe më pas është nxjerrë pa shenja jete.

Sipas pushuesve dhe dëshmitarëve okular që ndodheshin në plazh në ato momente, ekipet e shpëtimit kanë reaguar shumë me vonesë dhe policia është lajmëruar vetëm 20 minuta pasi kishte ndodhur ngjarja.

Sipas ligjeve dhe rregullores çdo plazh duhet të ketë të siguruar ekipe shpëtimi të cilat gjatë sezonit duhet të jenë në gjendje gatishmërie për të shpëtuar pushuesit nëse u rrezikohet jeta. Por deri më tani, edhe pas shumë rasteve tragjike, asnjë nuk është sanksionuar për humbjen e jetës së pushuesve.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit