-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Ata që Allahu nuk i do në Kuran

Më të lexuarat

Allahu nuk i do ata që kalojnë kufijtë

“Dhe luftoni në rrugën e Allahut ata që ju luftojnë ju, por mos i kaloni kufijtë. Vërtet Allahu nuk i do ata që i kalojnë kufijtë.”1
“O ju që keni besuar! Mos i bëni të paligjshme tajjibatet (të mirat nga ushqimet, njerëzit, punët e tyre, besimin e gjithçka tjetër) të cilat Allahu i ka bërë të ligjshme për ju dhe mos i kaloni kufijtë, se me të vërtetë Allahu nuk i do thyesit e ligjeve (ata që kalojnë kufijtë e vendosur nga Allahu).”2
“Lutjuni Zotit tuaj me përulje dhe në vetveten tuaj. Vërtet Ai nuk i do ata që i kalojnë kufijtë.”3

Allahu nuk i do ata që bëjnë fesad (shkatërrim)

“Dhe nga njerëzit është edhe ai, fjala e të cilit mund të të kënaq ty (O Muhammed) në jetën e kësaj bote dhe i cili e lut Allahun të dëshmojë për çfarë ai ka në zemër, megjithatë ai është më grindaveci nga kundërshtarët. Ndërsa kur largohet prej teje (o Muhamed), përpjekja e tij në tokë është të bëjë fesad (dëme, shkatërrime, djallëzi) në të dhe të shkatërrojë prodhimet dhe bagëtitë; e Allahu nuk e do fesadin (shkatërrimin).”4

Allahu nuk i do mosbesimtarët dhe gjynahqarët

“Allahu do të shkatërrojë ribanë (kamatën) dhe do të shtojë sadakanë (veprat bëmirëse, lëmoshën). Dhe Allahu nuk i do aspak mosbesimtarët dhe gjynahqarët.”5

Allahu nuk i do mohuesit

“Thuaj: “Bindjuni Allahut dhe të Dërguarit (Muhamedit alejhi selam).” Por në qoftë se ata shmangen, atëherë Allahu nuk i do mohuesit.”6

Allahu nuk i do zullumqarët

“Dhe sa për ata që besojnë (në Njësinë e Allahut) dhe që punojnë mirësi e drejtësi, atyre Allahu do t’ua paguajë plotësisht shpërblimin. Dhe Allahu nuk i do zullimqarët.”7

Allahu nuk i do kryelartët mbivlerësues

“Adhuroni Allahun dhe mos i vini Atij shok në adhurim, dhe u bëni mirësi prindërve, të afërmve, jetimëve, të varfërve që lypin, fqinjit të afërt, fqinjit të ardhur, shokut pranë, udhëtarit (që takoni) dhe atyre (robërve) që i keni nën pushtetin tuaj. Vërtet Allahu nuk i do ata që janë kryepërpjetë e që mburren.”8

Allahu nuk i do tradhtarët dhe vepërulëtit

“Dhe mos sill prova në mbrojtje të atyre të cilët mashtrojnë vetveten. Sigurisht që Allahu nuk do asnjë që tradhëton dhe që jepet pas punëve të ulëta e të dënueshme.”9

Allahu nuk i do publikuesit e së keqes

“Allahu nuk do publikimin e së keqes, përveç atij të cilit i është bërë padrejtësi. Dhe Allahu është kurdoherë Gjithëdëgjues, i Gjithëditur.”10

Allahu nuk i do ngatërrestarët

“Jehuditë thonë: “Dora e Allahut është e lidhur (e shtrënguar, Ai nuk dhuron dhe nuk shpenzon nga begatitë e Tij). “Qofshin të shtanguara duart e tyre dhe qofshin të mallkuar ata, për çfarë u nxorri goja! Përkundrazi, të dy Duart e Tij janë gjerësisht të shtrira. Ai shpenzon nga begatitë e Tij ashtu siç do Ai. Në të vërtetë, Shpallja Hyjnore e cila të ka zbritur ty nga Allahu, shton te shumica e tyre kokëfortësi mosnënshtrimi dhe mosbesimi. Ne kemi futur ndërmjet tyre armiqësi dhe urrejtje deri në Ditën e Ringjalljes. Çdo herë që ata ndezin zjarrin e luftës, Allahu ua shuajti atë, ndërsa ata gjithnjë përpiqen të bëjnë djallëzi në tokë. Dhe Allahu nuk i do ngatërrestarët.”

Allahu nuk i do shpërdoruesit

“Dhe Ai është i Cili sjell prodhime nga kopshtet e rrethuar dhe të parrethuar (të kultivuar dhe të pakultivuar) dhe në palmat e hurmave dhe prodhime të tjera të llojllojshme me forma e shije të larmishme; ullinj dhe shegë që ngjasojnë (si bimë), por të largët (në shije). Hani nga frutat e tyre kur t’i nxjerrin, por paguani atë që ju takon prej tyre (zekatin sipas urdhrit të Allahut në masë të ndryshme) ditën e të vjelave, por mos jini dorëshpuar. Vërtet Allahu nuk i do shpërdoruesit.”11

Allahu nuk i do tradhtarët

‘’Në qoftë se ti (o Muhamed) ke frikë nga tradhtia e çfarëdo populli, ktheju prapa (marrëveshjen) atyre që të jeni të barabartë (që të mos ketë më marrëveshje mes teje dhe atyre). Vërtet që Allahu nuk i do tradhëtarët.”12

Allahu nuk i do kryeneçët arrogantë

‘’Ilahu (Zoti) juaj është Një Zot (Allahu veç të Cilit nuk ka të drejtë, nuk meriton e nuk duhet të adhurohet asgjë e askush tjetër). Sa për ata që nuk besojnë në botën e pastajme, zemrat e tyre nuk dinë e nuk pranojnë (besimin në Njësinë e Allahut) duke qenë edhe tepër kryelartë e arrogantë. Me të vërtetë që Allahu di çfarë ata fshehin e çfarë shfaqin. Sigurisht që Ai nuk i do kryeneçët e arrogantët.”13

Allahu nuk i do ata që ngazëllehen

“Vërtet që Karuni ishte nga populli i Musait, por ai u suall me kryeneçësi ndaj tyre. Dhe Ne i dhamë atij gjithë thesaret e begatitë, aq sa çelësat ishin një peshë e madhe për t’u mbajtur për një grup të madh burrash të fortë. Kur populli i tij i tha atij: “Mos u ngazëlle (me mosmirënjohje ndaj mirësisë së Allahut). Vërtet që Allahu nuk i do ata që ngazëllehen.”14

Përgatiti: Ulvi Fejzullahu/klubikulturor/kohaislame

__________________________________________________________________________________________________________________

1 Bekare, 190.
2 Maide, 87
3 Araf, 55.
4 Bekare, 204-205.
5 Bekare, 276.
6 Ali Imran, 32.
7Ali Imran, 57.
8 Nisaë, 36.
9 Nisaë, 107.
10 Nisaë, 148.
11 Enamë, 141.
12 Enfal, 58.
13 Nahël, 22-23.
14 Kasas, 76.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit