2.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Islamofobia në Shqipëri i ka rrënjët në identitetin politik të shtetit post – komunist*

Më të lexuarat

Siç tregon një sondazh i kryer nga Programi Evropian i “Chatham House”, opozita e publikut ndaj çdo imigrimi të mëtejshëm nga shtetet kryesisht myslimane nuk është e kufizuar tek administrata Trump (zbatimi i ‘Muslim-Ban ‘). Të anketuarit në Austri, Belgjikë, Francë, Gjermani, Greqi, Hungari, Itali, Poloni, Spanjë dhe Mbretëri e Bashkuar u prezantuan me deklaratën ‘Komplet imigrimi nga vendet kryesisht myslimane duhet të ndalet”.

Siç zbulon raporti, shumicat në të gjitha shtetet, përveç dy nga dhjetë prej tyre, ranë dakord me këtë deklaratë, duke filluar nga 71% në Poloni, 65% në Austri, 53% në Gjermani dhe 51% në Itali deri në 47% në Mbretërinë e Bashkuar dhe në 41% në Spanjë. Në asnjë vend nuk i kaloi 32% pjesa e atyre qe nuk ishin dakord. Gjetjet e këtij raporti shkojnë dorë për dore me sondazhe të ngjashme mbi këtë temë. Anketa “Ipsos” mbi Rreziqet Perceptimit e 2016-ës gjeti se popullsitë e tanishme dhe të ardhshme muslimane në Evropë janë të mbivlerësuara jashtëzakonisht tepër në shumë vende. Nga lista e të gjithë 20 vendeve, ku të anketuarit mbivlerësuan popullsinë myslimane, nga më shumë se 10%, 12 janë evropiane, ndërsa SHBA dhe Kanadaja janë ndër 8 vendet e mbetura. Kur u pyetën “Tani, duke menduar rreth vitit 2020, në çdo 100 njerëz, sa mendoni se do të jenë myslimanë?”, 20 vendet e para ku ithtarët mbivlerësuan popullsinë myslimane përsëri ishin në shumicë evropiane (11). Hamendësimi mesatar në Francë është se 40% e popullsisë do të jetë muslimane në vitin 2020, kur projektimi aktual është 8.3%. Italia vjen e treta me 26% në mbivlerësim dhe Belgjika dhe Gjermania në vend të katërt me 24% mbivlerësim. Duke e lidhur këtë me një studim të kryer nga “Pew Research Center”, ne mund të sugjerojmë se ky mbivlerësim është i lidhur me pikëpamjet e pafavorshme në lidhje me muslimanët. Thuhet në raport:

“Opinionet mbi muslimanët ndryshojnë në mënyrë të konsiderueshme në të gjithë Evropën. Gjysma ose më shumë në Hungari, Itali, Poloni, Greqi dhe Spanjë kanë një opinion shumë apo deri diku të pafavorshëm ndaj muslimanëve. Dhe në Itali (36%), Hungari (35%) dhe Greqi (32%), afërsisht një e treta mbajnë mendime shumë të pafavorshme. Shumicat në vende të tjerë të anketuar shprehin qëndrime pozitive për muslimanët. Megjithatë, të paktën një e katërta në secilin vend kanë pikëpamje negative ndaj muslimanëve”.

Këto shifra nuk janë tronditëse nëse ne shikojmë në incidentet e islamofobisë dhe përhapjen e saj në strukturën e pushtetit në të gjithë Evropën. Muslimanët shihen si armiku ‘brenda’. Opinioni i gjerë në shoqëritë perëndimore për myslimanët është të mos shihen si qytetarë të barabartë. Tjetërsimi dhe trajtimi diferencial gjithashtu mund të mbivendosen me dehumanizimin e muslimanëve. Kështu, sulmet fizike dhe kufizimet politike shpesh mund të kryhen dhe madje mbrohen në një atmosferë të mosbesimit të gjerë dhe armiqësisë. Islamofobia nuk është aspak e kufizuar tek klasa e varfër ose e mesme, të cilët kanë qenë keqinformuar rreth Islamit dhe muslimanëve. Kjo është veçanërisht e vërtetë për të ashtuquajturën elitë të arsimuar. Politikat diskriminuese ashtu si ndalimi i hixhabit për profesione të caktuara, ndalimi i nikabit në publik, ndalimet e minareve dhe ligje të tjera që kufizojnë lirinë e besimit mysliman flasin boll mirë.

Nëse politikanët mund të marrin vendime të tilla dhe media, së bashku me pjesë të mëdha të shoqërisë, i pranon ato, pse duhet të çuditemi në lidhje me kundërshtimin e fortë ndaj imigracionit të muslimanëve në Evropë? Për këtë arsye, këto shifra tregojnë domosdoshmërinë e Raportit Evropian rreth Islamofobise (REI), i cili studion sfidën e islamofobisë nga një këndvështrim cilësor dhe jo sasior kërkimor. Qëllimi i tij është për të dokumentuar dhe për të analizuar trendet në përhapjen e islamofobisë në komb-shtete të ndryshme evropiane. Nuk mund të ketë një pretendim të gjithëpërfshirjes së plotë, pasi shtetet evropiane nga shumica ende nuk kanë mbledhje të plotë të të dhënave. Prandaj, një rekomandim qendror i REI është se “islamofobia apo krimet e urrejtjes anti-myslimane duhet të përfshihen si kategori në statistikat e shteteve evropiane – një zhvillim që nuk ka ndodhur ende”. Kontributi kryesor i REI është për të zbuluar tendencat e islamofobisë dhe dhënia e shembujve përfaqësues të e shpalosjes së saj të përgjithshme në shtetetet e hetuar.

Përmbledhje e raportit mbi Shqipërinë(nga Besnik Sinani)

Pas sulmeve të Charlie Hebdos në Paris në vitin 2015, Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama foli rreth rrezikut të ekstremizmit fetar teksa tërhoqi vëmendjen rreth mundësisë së “rrezikut të Islamofobisë, të frymëzuar”, siç tha ai, “nga lëvizje dhe parti politike të djathta në Europë”. Ishte hera e parë që një zyrtar shqiptar pranonte rrezikun apo qoftë mundësinë e shfaqjes së Islamofobisë në Shqipëri, një vend nominalisht me shumicë muslimane, që krenohet me tolerancën e vet fetare. Megjithë këtë pranim, nuk ka patur asnjë politikë qeveritare për të adresuar një rrezik të tillë, apo qoftë përpjekje për të mbledhur të dhëna rreth realitetit të Islamofobisë, natyrës e kapacitetit të saj, si dhe efektit që ka mbi bashkësinë muslimane dhe shoqërinë në tërësi. Në të kundërt, intelektualë publikë, analistë e ekspertë në Shqipëri mohojnë mundësinë e ekzistencës së Islamofobisë në një vend me shumicë muslimane. Megjithë mungesën e studimeve apo raportimeve rreth stadit të Islamofobisë në vend, apo qoftë edhe mohimin e ekzistencës së saj, gjenden mjaftueshëm tregues të prezencës së vazhdueshme të formave të Islamofobisë, të cilat reflektohen në ligjërimin e udhëheqësve politikë, në media, tekstet shkollore, incidente të dhunshme dhe arrestime arbitrare.

Përkundër disa raporteve, Islamofobia në Shqipëri nuk është një fenomen i kohëve të fundit dhe përgjithësisht nuk është e motivuar – siç besohet të jetë në vende të tjera europiane – nga emigracioni apo sulmet terroriste. Islamofobia në Shqipëri i ka rrënjët në identitetin politik të shtetit shqiptar post – komunist dhe aspiratën e tij për t’u bërë ‘europian’. Ajo reflekton dhe riciklon retorikën e islamofobisë europiane për të stigmatizuar qytetarët e saj të besimit musliman, duke vazhduar forma diskriminimi dhe duke dëmtuar kohezionin e përgjithshëm social të vendit.

[Studimi i plotë](http://www.islamophobiaeurope.com/wp-content/uploads/2017/03/EIR_2016.pdf) në anglisht

Përgatiti: A. Taraj

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit