1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Edhe kjo ndodhë tek shqiptarët – 19-vjeçarja helmon vjehrrën, ja çfarë i hodhi në gotën e kosit

Më të lexuarat

Në qytetin e Durrësit është shmangur një tragjedi brenda një familje. Një 42-vjeçare me inicialet A.S ka bërë mëngjesin e sotëm një kallëzim penal në Polici dhe ka deklaruar se nusja e saj ka tentuar ta helmojë.

Sipas kallëzimit, nusja e 42-vjeçarës, 19-vjeçarja e quajtur Elda Tanushi, dy ditë më parë i ka hedhur në gotën e kosit një sasi helmi që përdoret për të vrarë insektet shtëpiake (arkavil).

42-vjeçarja ndodhet për momentin në spitalin e Shijakut jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka kryer arrestimin e 19-vjeçarës me banim në Shikaj.

Deklarata e policisë

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasen:

• Elda Tanushi 19 vjeçe, banuese në Likesh, Shijak. Më datë 01.07.2017, ka bërë kallzim shtetësia A. S. 42 vjeçe, banuese në Likesh, Shijak, pasi më datë 30.06.2017, në banesën e saj, në Likesh, Shijak, nusja e djalit ka tentuar ta vrasë (helmojë) duke i hedhur në një gotë me kos një sasi helmi që përdoret për insektet (Akravil).

Shtetësia e mësipërme ka marrë mjekim në spitalin e Shijakut pa probleme për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale” Vrasja me paramendim” e mbetur në tentativë parashikuar në nenin 78, 22 të Kodit Penal.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit