Një i moshuar ka ndërruar jetë në mes të rrugës, ndërsa askush nuk e ka ndihmuar. Nuk ka ndodhur shumë larg, por në Gjilan të Kosovës.
Ngjarjen e kishte konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, i cili kishte treguar detajet rreth vdekjes së burrit 63 vjeçar.
“Sot është gjetur një trup i pajetë i një personi në rrugën Gjilan-Ferizaj, i lindur më 1954.
Prokurori i Shtetit ka dalë në vendin e ngjarjes bashkë më njësitet hetuese, ku nga mjeku kujdestar është vërtetuar se vdekja ka qenë e natyrshme, pasi ka dokumente të natyrshme për historinë e kësaj sëmundje”, ka thënë ai.
https://www.facebook.com/PortaliDrenicaSot/videos/1509282332499969/