-0.9 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Pacolli: “Nuk di çka i kam ba Jahjagës”

Më të lexuarat

Zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli mendon se presidentja Atifete Jahjaga ka probleme personale me të.

Thotë se ia bëri me qëllim, por edhe shkeli protokollin derisa nuk e caktoi të ulet në vend të kryeministrit Hashim Thaçi në mbledhjen e Këshillit kombëtar për Integrime, derisa ky i fundit mungonte, por që zëvendësohej nga Hajredin Kuçi.

Një ditë më parë, Pacolli u nervozua si hyri në sallë dhe braktisi këtë takim, meqë nuk i pëlqeu vendi në fund të tavolinës. Siç ishte bërë më dije gjatë ditës së djeshme, protokolli ishte caktuar qysh në fillim dhe se ai të ishte në cilësinë e kreut të AKR-së, dhe vendi në fund i takonte ngase partia e tij ka më së paku vota.

Ai të mërkurën teksa po mbante një ligjëratë para disa studentëve të një kolegji në Prishtinë, ka thënë se Jahjaga e ka shkelur protokollin derisa nuk e uli në vendin e Thaçit.

“Unë nuk di çka i kam ba asaj gruaje”, ka pyetur Pacolli.

Dihet se pas braktisjes së takimit nga Pacolli, dhe mospjesëmarrjes së Albin Kurtit, Komisionari për Zgjerim, Stefan Fyle u kishte bërë thirrje të gjitha partive pa dallim e veçanërisht atyre që mungonin në atë takim që t’i bashkohen Këshillit kombëtar për Integrime për të mirë të Kosovës por edhe të përkrahin Thaçin në bisedimet me Serbinë.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit