3.7 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Kjo është tolerancë: Myslimani i Dubait u blenë kishë katolikëve, përlotet fshati

Më të lexuarat

Emir i Dubait, Sheiku Mohammed Bin Rashid Al Maktoum, ka perlotur një fshat të vogël, duke vendosur të blejë kishën e tij metodiste.

Banorët e Godolphin ishin mes përpjekjeve të dëshpëruara për të mbledhur fonde, dhe kishin nevojë urgjente për ndihme.

Atyre u duheshin 90,000 dollarë për të blerë kishëzën që ata synonin të konvertonin në qendrën e komunitetit por kishin mbledhur vetëm 25,000 sterlina.

Fshati ka të njëjtin emër me një nga sallat e famshme botërore ‘Godolphin’, e themeluar nga vetë sheiku, shkruan syri.net. Emiri vendosi t’i ndihmonte duke kontribuar një pjesë të madhe parash.

“Ne i jemi jashtëzakonisht mirënjohës”, tha përfaqësuesi i komunitetit të fshatit.

Nuk dihet sesa ka kontribuar Sheiku Mohammed, por banorët thonë se “shumë shkonte përtej asaj që u duhej”.

Një fshatar tha se ata kishin filluar të dorëzoheshin deri kur morën disa telefonata rrjesht na vetë Emiri i Dubait, i cili i premtoi se do t’i ndihmonte.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit