8.4 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Pyete veten tënde a je njëmend i udhëzuar?!

Më të lexuarat

Atëherë, a e falë namazin e sabahut me xhematë në xhami çdo ditë?

Dije vëlla, se përkujdesja për namazin e sabahut me xhematë ka rëndësi të veçantë. Nga Ebu Musa el-Esha’rij, Allahu qoftë i kënaqur me të, se Muhammedi, alejhi selam, ka thënë: “Kush e fal sabahun dhe ikindinë do të hyj në Xhenet.”

Muhammedi, alejhi selam, ka thënë: “Dy rekatet e sabahut janë më të vlefshme sesa e gjithë dynjaja dhe çka ka në të.”

Muhammedi, alejhi selam, ka thënë: “Përgëzoni ata që ecin natën drejt xhamive me dritë të plotë ditën e gjykimit.”
Muhammedi, alejhi selam, ka thënë: “Kush e fal sabahun është nën mbrojtjen e Allahut.”
Muhammedi, alejhi selam, ka thënë: “Kush e fal namazin e jacisë me xhamatë është sikur të jetë falur gjysmën e natës, dhe kush e fal sabahun me xhematë është sikur të jetë falur gjithë natën.”
Muhammedi, alejhi selam, ka thënë: “Nuk do të hyj në zjarr ai që është falur para se të lindë dielli dhe pasi të perëndon.”

Transmetohet se Haxhaxhi e ka urdhëruar Salim b Abdilah që ta mbytë një person, por Salimi e pyeti atë: “A e ke falur sabahun?” Ai (njeriu) i’u përgjigj: “Po.” Salimi i tha: “Larguhu.” Haxhaxhi e pyeti: “Çka të ndaloi që mos ta mbysësh? Salimi tha: “E kam dëgjuar babain tim se ai e ka dëgjuar Muhammedin, alejhi selam, duke thënë: “Kush e fal sabahun është nën mbrojtjen e Allahut”, dhe e urrejta ta mbysja dikë që është nën mbrojtjen e Allahut.
Muhammedi, alejhi selam, na ka lajmëruar se namazi më i rëndë për munafikët-hipokritët është namazi i sabahut dhe jacisë.
Shejtani vrapon që të ndaloj besimtarin nga punët e hajrit, por të përmendurit e Allahut nga ana e besimtarit i jep atij forcë në vete, ia hap gjoksin, dhe ia largon përtacinë.

Shkaqet që të ndihmojnë për faljen e namazit të sabahut:
1- Veprimi i punëve të mira gjatë ditës.
2- Sinqeriteti për Allahun dhe ky është udhëheqësi-emiri i punëve të mira.
3- Dhikri i gjumit, dhe fjetja duke qenë me abdest.
4- Lutja
5- Të fjeturit herët.
6- Vendosshmëria për t’u ngritur për namazin e sabahut.
7- Bashkëpunimi mes vëllezërve për ta ngritur njëri-tjetrin për namaz.
8- Përdorimi i orës, telefonit për t’u zgjuar.
9- Nëse të del gjumi ngritu mënjëherë nga shtrati.
10- Shpërblimi i përgatitur për faljen e namazit
11- Porositja e fqinjëve që të thërrasin për namaz.

Përmblodhi dhe përshtati: Valdet Kamberi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit