9.1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Regjimi iranian, e vetmja palë që përfiton nga sulmet në Mekke!

Më të lexuarat

Grupi opozitar iranian ka dënuar ashpër planin terrorist kundër zonës së Xhamisë së Madhe në Mekkë.

“Ata që janë pas këtyre planeve çnjerëzore dhe jo-islame dhe i kryejnë këto akte janë armiq të Islamit dhe muslimanëve. Shpirti i Islamit dhe njerëzimit janë të pafajshëm prej tyre, ” – tha Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit (NCRI) në një deklaratë në faqen e tyre të internetit.

Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit është opozita kryesore ndaj Republikës të Iranit e cila është e vendosur në Francë, përcjell KohaIslame.

“E vetmja palë që përfiton nga kjo skemë e turpshme, e cila është e neveritshme për të gjithë muslimanët në botë është regjimi fetar i pushtetit në Iran, i cili dëshiron ta shty të gjithë rajonin në konflikt, luftë dhe krizë”, shtoi grupi i opozitës.

Ministria e Brendshme e Arabisë Saudite tha të premten se arrestoi pesë anëtarë të një qelize që po planifikonte një sulm në zonën e Xhamisë së Madhe në Mekkë. Forcat e sigurisë thanë se operacioni ishte planifikuar nga tre grupe terroriste, dy me bazë në Mekkë dhe e treta në Xhidde./KohaIslame.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit