Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Berat Buzhala më në fund ka pyetur ministrin e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja se sa doktorë shkenca janë në Kosovë.
Ministri Buja është përgjigjur se që nga themelimi i Universitetit të Prishtinës kanë dal 886 doktorantë në të gjitha fushat. Por ajo që bien në sy është se nga viti 1999 e deri më 2013 kanë dalë 416 doktorantë.
Në kohën e pyetjeve parlamentare, deputeti Buzhala ka pyetur ministrin se sa është numri i përgjithshëm doktorëve të shkencave në Republikën e Kosovës dhe sa prej tyre kanë doktoruar pas vitit 1991 dhe sa prej tyre pas vitit 1999.
Me këtë rast, ministri Buja ka dhënë edhe numrin e doktorantëve, i cili nga viti në vit është rritur.
“Nga themelimi i Universitetit të Prishtinës deri në vitin 1986 kanë doktoruar 300 doktor shkenca, nga viti 1990-1999 kanë doktoruar 150. Nga viti 1999 deri në 2013 kanë doktoruar 416, nga këto shifra numri total i të doktoruarve në Universitetin e Prishtinës nga themelimi e deri më sot është 866 në gjitha fushat. Ndërkohë në vitin 2008, Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, respektivisht Departamenti i Arsimti të Lartë ka filluar edhe me njohjen e titujve të doktoratuarve të fituara në universitetet ndërkombëtare të ndryshme”, ka theksuar ministri Buja.
Ai ka thënë se titujt e të doktoratuarve jashtë vendit, sipas vendit dhe numrit janë në 2008, katër njohje të doktoruarëve, 2009 kanë qenë 105 njohje, 2010 janë 45 njohje, 2011 janë 50 njohje, 2012 janë 85 njohje dhe 2013 janë 18 njohje.
Totali i doktoratave të njohura nga qendrat Narik nga 2008 deri më 2013 është 227.
Buja ka shtuar se numri total i të doktoruarëve në Universitetin e Prishtinës dhe jashtë shtetit është 1113, duke mos përjashtuar 58 tjerë që dje u certifikuan.
Të gjitha punimet e doktoraturave që janë mbrojtur në Universitetin e Prishtinës janë të ruajtura në arkivat e fakulteteve përkatëse, kurse ata që kanë mbaruar jashtë vendit janë të ruajtura në arkivën e qendrës Narik.kohaislame