3.8 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Zvicra planifikon të investojë 88 milionë franga në Kosovë

Më të lexuarat

Sot në Prishtinë është prezantuar Strategjia për Kosovën 2013-2016, organizuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Sekretariati Shtetëror për Çështje Ekonomike (SECO). Drejtori i SDC-së, Markus Baechler, duke prezantuar strategjinë e re, tha se Zvicra e ka mbështetur Kosovën që nga viti 1998.
“Duke filluar së pari me ndihmë humanitare, rindërtim dhe ndihmë kthimi për refugjatë, bashkëpunimi zviceran ka evoluar gradualisht për të mbështetur tashmë procesin e tranzicionit, me fokus ekonominë gjithëpërfshirëse të tregut, sistemin politik e demokratik që siguron qasje në shërbimet themelore, si dhe mbështetjen për integrimin regjional dhe evropian të Kosovës”, tha Baechler, raporton albinfo.
Ambasadorja zvicerane në Prishtinë, Krystyna Marty ka vënë theksin në lidhjet e ngushta ndërmjet dy vendeve dhe ka premtuar se do të vazhdojë mbështetja e shtetit të saj për Kosovën.
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi ka thënë se në këtë strategji është paraqitur ndihma e Qeverisë zvicerane dhënë Kosovës nga viti 1998, ndërsa është prezantuar edhe strategjia e investimeve të parapara të bëhen gjatë viteve 2013-2016, që do të kapë shifrën rreth 88 milionë franga zvicerane. Kuçi ka falënderuar popullin dhe Qeverinë e Zvicrës për mbështetjen e deritashme.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit