Përkufizimi:
Fjala ihsan gjuhësisht është e kundërta e fjalës keqbërësi.
Ndërsa, në terminologjinë fetare fjala ihsan domethënë: “Të kesh parasysh mbikëqyrjen e Allahut në vetmi dhe në publik”.
Shtyllat e Ihsanit:
Ihsani ka vetëm një shtyllë. Ajo është: “Ta adhurosh Allahun sikur po e sheh, sepse nëse ti nuk e sheh Atë, Ai të sheh ty.”
Llojet e ihsanit:
Ihsani (mirësia) ndahet në dy lloje:
1. Mirësi ndaj krijesave, e cila shfaqet në katër gjëra:
a. Në pasuri.
b. Në privilegj.
c. Në dituri.
d. Në trup.
2. Mirësi në adhurimin e Allahut, e cila ka dy shkallë:
E para: Shkalla e shikimit “ta adhurosh Allahun sikur po e sheh”. Kjo është shkalla më e lartë.
E dyta: Shkalla e vëzhgimit dhe mbikëqyrjes “nëse ti nuk e sheh Atë, Ai të sheh ty”.
Argumenti për ihsanin:
1. Thënia e Allahut: “Vërtet, Allahu është me ata që e kanë frikë dhe që janë punëmirë.” Sureja en-nahël 128.
2. Argument nga suneti kemi përgjigjen e Pejgamberit, sal-lallahu alejhi ue sel-lem, kur e pyeti Xhibrili, alejhis-selam, për ihsanin: “Ta adhurosh Allahun sikur po e sheh, sepse nëse ti nuk e sheh Atë, Ai të sheh ty.” [Muslimi]
Marrë nga libri “Et-Teuhijd el-mujesser” i autorit Abdullah El-Huvejl
Përktheu: Jusuf Kastrati – Shembulli.com