Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku islamofobia tregon rritje, stema e një kompanie që prodhon armë, ku shkruhet “Ndaluesit e vërtetë janë myslimanët” u bë shkak për reagime të shumta.
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku islamofobia tregon rritje, stema e një kompanie që prodhon armë, ku shkruhet “Ndaluesit e vërtetë janë myslimanët” u bë shkak për reagime të shumta.
Organizata joqeveritare ‘Këshilli mbi Marrëdhëniet Amerikano-Islamike (CAIR)’ deklaroi se reaguan ndaj kompanisë së armëve SCCY me qendër në Florida, që përdorën këto stema për të promovuar armët e tyre.
Në deklaratën e CAIR shkruhet: “Organizata më e madhe e të drejtave civile dhe evokimit të të drejtave civile myslimane, i bëri thirrje kompanisë SCCY për të shpjeguar stemat promovuese. Me këto stema kjo kompani që prodhon armë civile nxit dhunën ndaj myslimanëve amerikanë”.
Kompania në fjalë ende nuk i është përgjigjur shqetësimeve të CAIR.
Ndërkaq Këshilli mbi Marrëdhëniet Amerikano-Islamike bën të ditur se pas fitores së Donald Trump në 8 nëntor është shënuar një rritje e vazhdueshme në incidentet e urrejtjes që synojnë myslimanët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.