Mëngjesi i të mërkurës erdhi në Moskë me reshje të mëdha dëbore, të cilat do të vazhdojnë, sipas parashikimeve të motit, deri ditën e dielë. Pritet që nga 13-17 mars të bjerë deri në 25 centimetra reshje.
Dimri nuk po lë të qetë edhe rajonet e tjera ruse. Në rajonin Çeljabinsk një ortek mbuloi qytetin e vogël Ust-Katav. Nën shtresën shumëmilimetërshe të dëborës u ndodhën shtatë shtëpi, ndërkohë që viktima nuk ka.
Reshjet e rënda të dëborës u bënë shkaku i aksidenteve të shumta rrugore në qytetin Voronezh. Autoritet lokale janë detyruar të mbyllin shumë rrugë për shkak të akullit. Është kufizuar gjithashtu pjesërisht edhe lëvizja në rajonin e Vollgogradit.