9.4 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Arabi Saudite – Mbreti Salman emëron djalin e tij 31-vjeçar si princ trashëgimtar

Më të lexuarat

Mbreti Salman bin Abdulaziz i Arabisë Saudite emëroi të mërkurën me dekret djalin e tij, Mohammad bin Salman, si princin e ri trashëgimtar duke zëvendësuar kushëririn e tij, Mohammad bin Nayef al-Saud, i shkarkuar…

Mbreti Salman bin Abdulaziz i Arabisë Saudite emëroi të mërkurën me dekret djalin e tij, Mohammad bin Salman, si princin e ri trashëgimtar duke zëvendësuar kushëririn e tij, Mohammad bin Nayef al-Saud, i shkarkuar.

I shndërruar në njeriun e fortë të Mbretërisë Saudite pas marrjes së fronit nga babai i tij në janar 2015, i riu Mohammad bin Salman, 31 vjeç, konfirmon në këtë mënyrë rritjen e tij të shpejtë që kur u emëruar ministër i Mbrojtjes.

Duke emëruar djalin e tij të ri Mohammad si princ trashëgimtar, mbreti i hap rrugën gjeneratës së dytë të Dinastisë së Al-Saud për të marrë fronin.

Sipas dekretit mbretëror të publikuar nga agjencia zyrtare saudite e lajmeve, “SPA”, Mohammad bin Salman është emëruar gjithashtu zëvendëskryeministër duke mbajtur edhe funksionet si ministër i Mbrojtjes.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit