0.1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Tetë gjërat që duhet t’i bëjmë në Natën e Kadrit

Më të lexuarat

Madhështia e muajit të Ramazanit është e pa diskutueshme. Ditët dhe netët e këtij muaji të bereqetshëm dallohen nga ditët e netët e tjera të vitit. Por edhe brenda tyre dallohet një natë që quhet “Nata e Kadrit”. Kjo është ndër netët më të bukura, më të bekuara dhe më të bereqetshme që na ka falur Allahu. Këtë e shpjegon edhe Kur’ani kur thotë:

Në të zgjidhet çdo çështje në mënyrë të prerë”. Kjo do të thotë se këtë natë përcaktohet kaderi i të gjitha krijesave për vitin që vjen, siç janë: kush do të lindë dhe kush do të vdesë, kush do të fitojë e kush do të humbasë, kush do të jetë i kënaqur dhe kush i hidhëruar. Pra, gjithçka dëshiron Zoti për atë vit. Sipas mendimit të shumicës së dijetarëve, këto vepra, pra, Natën e Kadrit kalojnë nga “Levhi Mahfudhi” në qiejt e tokës.

Ibni Abasi ka thënë:

“Vërejmë që njeriu përgatit shtrojen për të fjetur, mbjellë farën dhe vërtet ai është prej të vdekurve (ka për qëllim, është caktuar që do të vdesë këtë vit në Natën e Kadrit)”

Dhe thuhet se Natën e Kadrit iu njoftohet meleqëve ajo që do të ndodhë vitin e ardhshëm.

Kurse në suren e Kadrit për këtë natë Allahu thotë:

“Ne e zbriëm atë (Kur’anin) në Natën e Kadrit. E ç’të bëri ty të dish se ç’është Nata e Kadrit? Nata e Kadrit është më e rëndësishme se një mijë muaj! Me lejen e Zotit të tyre (në atë natë) zbresin engjëjt dhe shpirti (Xhibrili) për secilën çështje. Ajo (që përcakton Zoti) është paqe deri në agim të mëngjesit.”[78]

U quajt Kadr sepse kjo është një natë e lartë tek i Madhi Zot dhe se në të falen gjynahet më së shumti dhe mbulohen të këqijat, pra kjo është natë e Magfiretit-mëshirës. Sikurse transmetohet nga Ebi Hurejreja r.a., se Pejgamberi a.s. ka thënë:

“Atij që bën ibadet (lutje) Natën e Kadrit, me besim e duke shpresuar për shperblimin (që do t’i japë Allahu xh.sh.), do t’i falen ato që i kanë parapri prej mëkateve”[79].

Për këtë dijetarët islamë e quajtën “festë ndër më të respektuarat, natë e paqes, e mirësisë së përgjithshme, e shpërblimit të pashembullt”.

Njëra prej madhështive të kësaj nate është edhe hapja e dyerve të qiejve për të pranuar lutjet e atyre

që i drejtohen Zotit të tyre që t’u zgjidhur hallet, për t’u larguar vështirësitë dhe për t’u sjellë gëzim.
Është kjo natë për të cilën Allahu xh.sh. ka thënë se është: خير من الف شهر”Më e mirë dhe më e vlefshme se një mijë muaj të tjerë.” Dhe 1000 muaj bëjnë 83 vjet e 4 muaj. Duke ditur se jeta mesatare e njerëzve në këtë botë nuk i kalon të 74 vjetët, do të thotë se kjo natë është më me vlerë se tërë jeta e njeriut. Për këtë Katadeja rahimehull-llah ka thënë: “Allahu ka vlerësuar dhe zgjedhur disa nga krijesat e Tij, ka zgjedhur nga meleqtë të dërguar dhe nga njerëzit Pejgamberë, ka zgjedhur nga fjalët lutjet dhe prej vendeve xhamitë, ka zgjedhur nga muajt Ramazanin, nga ditët të xhumanë (të premten), kurse nga netët Natën e Kadrit. Prandaj, o muslimanë, madhëroni ato që ka madhëruar Allahu.”

Vëlla musliman, e motër muslimane!

Vërtet Nata e Kadrit ka rëndësi shumë të madhe, Allahu e ka cilësuar atë natë të bereqetshme, natë kur bëhet caktimi i ardhmërisë për vitin që vjen, natë në të cilën ka zbritur Libri i bereqetshëm. Ajo natë është më e hajrit se një mijë muaj; në atë natë zbresin meleqtë, ndër ta, veçanërisht, Xhibrili; ajo është paqë që zgjat deri në agim. Të tëra këto nënkuptohen nga hadithet e shumta të Pejgamberit a.s. dhe nga porositë e dijetarëve që kuptuan më së miri dhe besuan atë që porositi i Madhi Zot dhe Pejgamberi i Tij. Kështu njëri prej tyre shprehet:

“Allahu në këtë natë cakton veçse mirësi, ndërsa në netët tjera gjykon për të këqijat dhe të mirat”[80].

Ndërsa Ikrimeja, Zoti bëftë rahmet mbi të, thotë:

“Haxhinjtë që do të vizitojnë Qaben caktohen Natën e Kadrit me emrat e tyre dhe emrat e baballarëve të tyre, (kur të vijë koha e Haxhit) nuk ndodh të shtohet ndonjë ndër ta (prej atyre që janë caktuar)” (Ka nevojë për Sened).
Mençuria e fshehjes së Natës së Kadrit, u bë që njerëzit të fitojnë më shumë sevape duke e kërkuar atë.

Imam Rraziu thotë për këtë në tefsirin e tij:

“Allahu xh.sh. e ka fshehur atë si shumë gjëra të tjera; kështu Ai e ka fshehur kënaqësinë (razin) e Tij në respektin që i bëjmë, ka fshehur hidhërimin e Tij për mëkatet që bëjmë, ka fshehur përgjigjen në Dua që t’i bëhen lutje sa më shumë; e ka fshehur edhe këtë natë që t’i madhërojmë të gjitha netët e Ramazanit e, sidomos, dhjetë netët e fundit të tij.

Cfarë duhet të bëjë muslimani e muslimania Natën e Kadrit?

-Të bëjë sa më shumë dua (lutje).

-Të bëjë teube e istigfar (të pendohet, për mëkatët dhe të kërkojë mëshirë nga i Madhi Zot.

-Të shtojë tespihët (të permendurit dhe të madhëruarit e Allahut) dhe falënderimet.

-Të bëjë salavat për Pejgamberin a.s.

-Të japë sadaka sa të ketë mundësi.

-Të ruhet nga mëkatet e gjymtyrëve (duarve, këmbëve, syrit, veshit, etj).

-Të mos i kalojë namazet pa xhemat (pra të falet sa më tepër në xhami).

-Të falë namaz nafile dhe tesheh-hud (namaz i natës) më tepër se zakonisht.

Vëllezër dhe motra të nderuara!

Është bërë traditë qysh prej kohësh të hershme të flitet për Natën e Kadrit. Në shtëpitë tona ajo,tashmë,nuk është e panjohur. Respekti që ka çdo muslimanë e muslimane për këtë natë dëshmohet me mbushjen e xhamive në netët kur vjen ajo,si dhe me lutjet e ibadetet që i bëhen Allahut çdo Natë Kadri.
Lusim Allahun s.v.t. te na mundesoj qe ketyre diteve te ju japin nje perkushtueshmeri me te veqcant ndaj diteve te tjera .Amin

Në rrugën e jetës, mund të ecin mirë vetëm ata që dinë ku shkojnë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit