Agjencia Turke për Zhvillim dhe Koordinim (TIKA) në bashkëpunim me Fondacionin ALSAR kanë shpërndarë gjatë ditës së sotme 1 mijë pako ushqimore për fëmijët jetimë
TIRANË (AA) – Institucionet turke vazhdojnë të shpërndajnë ndihma në Shqipëri për familjet në nevojë, në kuadër të muajit të Ramazanit, raporton Anadolu Agency (AA).
Agjencia Turke për Zhvillim dhe Koordinim (TIKA) në bashkëpunim me Fondacionin ALSAR kanë shpërndarë gjatë ditës së sotme 1 mijë pako ushqimore për fëmijët jetimë.
Shpërndarja e ndihmave është bërë gjatë aktivitetit të organizuar në Tiranë në ambientet e pallatit të sportit “Farie Hoti”, ku merrnin pjesë përfaqësues të TIKA-s në Shqipëri, drejtues të Fondacionit ALSAR, fëmijë jetimë dhe familjarët e tyre, etj.
Kryetari i Fondacionit Alternativa e së Ardhmes, (ALSAR), Mehdi Gurra, u shpreh gjatë aktivitetit se sot shpërndajnë kontingjentin e 6-të të ndihmave të shpërndara gjatë muajt të Ramazanit.
“Kontingjenti i sotëm është i përbërë nga 1000 mijë pako ushqimore, të gjitha për fëmijët jetimë që ndihmon fondacioni jonë”, theksoi ai.
Institucione dhe organizata humanitare nga Turqia gjatë muajt të Ramazanit shpërndajnë ndihma për familjet në nevojë në qytete të ndryshme të Shqipërisë, ndërsa vëmendje e veçantë iu kushtohet edhe fëmijëve jetimë.