2.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Erdoğan: Rritja ekonomike e Turqisë disave u ka prishur të gjitha planet

Më të lexuarat

Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, në fjalimin e tij pas iftarit për Protokollin e Shtetit të Turqisë kritikoi vendimin e autoriteteve amerikane për urdhër arrestin ndaj 12 truprojave, në lidhje me përleshjen fizike par Ambasadës turke në Uashington në maj, gjatë vizitës së tij në SHBA, raporton Anadolu Agency (AA).

“Ata kanë lëshuar urdhër arreste për 12 truprojat e mia. Çfarë ligji është ky? Nëse truprojat e mia nuk mund të më mbrojnë, atëherë pse duhet të vijnë me ne në SHBA”?, ka thënë presidenti i Turqisë.

Ai e përshkroi me pika të shkurtra se çfarë ndodhi atë ditë para ambasadës. “Pjesëtarët dhe përkrahësit e PKK-së dhe FETO-s u bashkuan dhe mbajtën protesta kundër meje, diku 40-50 metra nga ne. Policia amerikane nuk bëri asgjë. A mund të imagjinoni se si do të ishte qëndrimi i tyre nëse diçka e ngjashme do të ndodhte në Turqi? Ata nuk bënë asgjë, ndërsa dje kanë ndaluar dy qytetarë tanë, qytetarë, të cilat atë ditë iu kundërvunë atyre. A është e mundur një gjë e tillë?”, ka thënë Erdoğan.

Ai theksoi se Turqia ka shënuar rritje të konsiderueshme ekonomike pasi siç tha, “është hequr rrethimi i fshehtë i imponuar ndaj ekonomisë turke”. “Rritja prej 5 për qind në tremujorin e parë disave u ka thyer të gjitha planet. Turqia do të vazhdojë të rritet. Ndërsa disa mendojnë se kanë mbyllur derën e Turqisë, ne kemi shumë dyer të hapura”, ka thënë Erdogan.

“Kemi indikacione për largimin e rrethimit të fshehtë të imponuar ndaj ekonomisë të vendit tonë. Shembulli i fundit i kësaj është rritja që kemi arritur”, tha Erdoğan, duke shtuar se rritja e Turqisë “disave ua ka prishur të gjitha planet”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit